Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti turk i braktisur në shtator...s'ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur

Tërhiqet nga porti i Shëngjinit jahti turk i braktisur në shtator...s'ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni i zhdukur

Pronari i jahtit turk Nedim Akyuz

SHËNGJIN- Pas më shumë se dy muajsh, jahti turk i braktisur në Shëngjin më 7 shtator është tërhequr nga Porti i Shëngjinit, e ndërsa nuk ka ende asnjë gjurmë nga kapiteni Sezgin Yavuz i cili vijon të jetë i humbur. Burime për Report Tv bëjnë me dije se Prokuroria e Lezhës dhe Autoriteti Portual kanë dhënë autorizimin që Akyuz të tërhiqte jahtin në pronësi të tij, e ndërsa mësohet se kanë qenë dy persona të cilët ditën e sotme me prokurën nga pronari Nedim Akyuz e kanë tërhequr atë dhe nisur drejt Turqisë. 

Më datë 7 shtator  jahti  “Atik Bey” u gjet i braktisur në ujërat ndërkombëtar në Detin Adriatik, 12 milje larg bregdetit të Shëngjinit, me GPS te fikur, ndërsa gjatë kontrollit policia gjeti dokumentet e kapitenit Sezgin Yavuz. Një tentativë e mundshme e trafikut të drogës nga Shqipëria në Greqi dhe mandej në Turqi, në zonën turistike të Izmirit dhe Antalias, ka qenë pista kryesore ku është fokusuar prokuroria e Lezhës, teksa sot ende nuk ka një përfundim të këtyre hetimeve. 

Shqiptarja.com zbardhi më herët intenerarin që ka përshkruar jahti turk nga ku kapiteni fiku GPS për 14 orë në Dhërmi dhe Seman, për motive ende të paqarta.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja