Tërheqja nga rekurset, Berisha akuza qeverisë: Grabitje me vendim! Ministri: Gënjeshtër e madhe, bëhet fjalë për çështjet që shkojnë deri në 1.2 mln lekë

"Vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me vendim". Kjo ishte akuza e Sali Berishës për vendimin e Këshillit të Ministrave që detyron administratën shtetërore të heqë dorë nga 3800 çështje për të cilat është bërë rekurs në Gjykatën e Lartë kundër ish-nëpunësve që kanë fituar në 2 shkallët e drejtësisë deri në 40 paga minimale dëmshpërblim. Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka sqaruar se bëhet fjalë për ato çështje që shkojnë deri në 1.2 milion lekë.

"E dini që 95% të proceseve gjyqësore fitohen vetëm nga narko qeveria, qytetarët nuk fitojnë kurrë. Tani vendosët që rekursin ta shndërroni në një mekanizëm plaçkitje të vërtetë me vendim. Të përzgjidhni ata që nuk do të shkojnë në Gjykatë të Lartë natyrisht kundrejt shumave të majme", tha Berisha.

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja iu përgjigj me tone të ashpra duke i sqaruar se bëhet fjalë vetëm për rastet kur padia nuk kalon 40-fishin e pagës minimale. Ministri Manja i thotë se nuk heqin dorë nga çështjet që kanë ndikim ekonomik në interesat pasurore të shtetit. Teksa akuzoi Berishën se dizinformon opinionin publik, Manja sqaroi se hiqet dorë nga rekurset që kanë të bëjnë me njohje, vërtetim vjetërsie në punë, njohje të dhënave të dokumentit, librezë pune, regjistër themeltar dhe listë pagesa.

"Jam i bindur që sa herë flet Saliu për të varfrit, për ish pronarët dhe ish të përndjekurit nuk e merr askush seriozisht se ndryshe flet dhe ndryshe vepron. Ekzaktëisht siç bëri me udhëzimin e Këshillit të Ministrave për heqjen dorë nga rekurset në gjykatën e Lartë. I thirri dhe i mbajti një paradite gazetarët aty për t'i sqaruar një VKM duke dizinformuar opinionin publik dhe këshilluesit. Çfarë është ky udhëzim? Orienton administratën shtetërore të heqin dorë nga rekurset e padepozituara kur vlera e disponimit të padisë nga ana e gjykatës nuk e kalon 40-fishin e pagës minimale. Pra shkon 12 milionë lekë të vjetra Sali. Fiksoje mirë këtë.

Do të hiqet dorë nga ato rekurse kur shteti i ka humbur gjyqet në të 2 shkallët e gjykimit, në shkallë të parë dhe të dytë ku përfituesit nga këto vendime, në vlerë leku janë jo më shumë 40-fishi  i pagës minimale. Nuk bëhet fjalë për të hequr dorë nga rekurse që kanë ndikim të madh ekonomik në interesat pasurore të shtetit se nuk kemi luajtur mendsh ne. E dyta hiqet dorë nga rekurset që kanë të bëjnë me njohje, vërtetim vjetërsie në punë, njohje të dhënave të dokumentit, librezë pune, regjistër themeltar, listë pagesa sepse ne në interesin e pensionistëve duam që ta gëzojnë pensionin, prandaj mos dil të flasësh këtu kur dezinformon opinionin publik. Ti e ke zakon, kur të djeg diçka, je gati të djegësh jorganin për një plesht se Shqipërinë ke dhënë prova që e ke djegur sa herë të është dashur", tha Manja.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut

Lindja e Mesme/ Al Jolani: Nuk duam konflikte, edhe gra në qeverisje! OKB: Procesi politik në Siri të jetë gjithëpërfshirës! Hapet aeroporti i Damaskut