TIRANE-Anëtarja e Këshillit Kombëtar të PD-së, Endira Bushati përmes një statuti në Facebook ka shpjeguar arsyet se pse e tërhoqi fjalën që kishte parashikuar të mbante në Kuvendin Kombëtar të PD-së ditën e djeshme.

Bushati komentoi edhe fishkëllimat dhe ulërimat nga salla kur po fliste, Ibsen Elezi, ish-kryetar i degës lokale të PD në Kukës, që kritikoi Bashën dhe Berishën.

Pse e tërhoqa fjalën time në Kuvendin e PDsë....

Meqë shumë miq, po më pyesin pse u tërhoqa nga fjala ime në Kuvend, e ndjej si detyrim të shpjegohem:

Unë, në Kuvend, do të theksoja të njëjtat qëndrime që kam mbajtur në Kryesi dhe Këshill Kombëtar.

Isha, e treta në radhë, pas Eduard Selamit dhe Edvin Kullurit.

Unë kam qenë shpesh kundra qëndrimeve të Eduard Selamit...

Por, fishkëllimat, fyerjet, ulërimat në sallë kur ai, një ish kryetar i PDsë dhe kandidat për kryetar në 2017, po thoshte disa të vërteta të pamohueshme, ishin të shëmtuara, por dhe domëthënëse....

Dhe unë nuk mund të isha pjesë e së shëmtuarës, edhe pse jo shkaktare e saj....

Endira Bushati