Një tërmet me magnitutë 6.5 ballë ka goditur Argjentinën.

Tërmeti me thellësi prej 10 km e kishte epiqendrën afër Pocito, në San Juan.

Ishte një raportim i dytë nga Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), e renditi atë si një tërmet me magnitudë 6.6.

Bazuar në të dhënat paraprake, tërmeti ishte ndjerë nga të gjithë në zonën e epiqendrës. 

Në ato zona, lëkundja ka shkaktuar dëme jo shumë të mëdha dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Tërmeti është shoqëruar dhe me pasgoditje deri në 5.3 ballë.