Në orët e para të së shtunës, ekipet e shpëtimit nga El Salvador përfunduan një operacion që zgjati më shumë se 13 orë në Playa Grande, në shtetin La Guaira, duke nxjerrë të gjallë 15-vjeçaren Camila Sofía Medina Rivas dhe qenin e saj, Chanel. Të dyja kishin mbetur të bllokuara për më shumë se 50 orë në katin e nëntë të një ndërtese të shembur si pasojë e dy tërmeteve të së mërkurës.
Operacioni u zhvillua në tre faza. Pasi vendosën kontaktin e parë, ekipet e shpëtimit u detyruan të shembnin disa mure për të arritur te vajza në mënyrë të sigurt. Fillimisht u nxor qeni, ndërsa menjëherë më pas u shpëtua edhe 15-vjeçarja, e cila rezultoi plotësisht e padëmtuar.
Presidenti i El Salvadorit, Nayib Bukele, njoftoi lajmin duke deklaruar: “E shpëtuam Camilën! Faleminderit Zotit që na përdori në këtë mënyrë. Forca Venezuelë.”
Ky shpëtim vjen vetëm pak orë pas një operacioni tjetër në të njëjtën zonë, gjatë të cilit të njëjtat ekipe shpëtimi nxorën nga rrënojat 39-vjeçaren Nayarit Colmenares, e cila gjithashtu kishte mbetur e bllokuar për më shumë se 50 orë.
Lajmi kryesor:
Tërmetet tragjikë në Venezuelë/ Bilanci i viktimave shkon në 1430, rreth 50 mijë të zhdukur! Vijojnë kërkimet për të zhdukurit








