Një tërmet është regjistruar pak pas mesnatës në Vergo të Vlorës, duke shkaktuar lëkundje që janë ndjerë në disa qytete në jug të vendit.
Sipas të dhënave të IGJEUM, tërmeti është regjistruar rreth orës 00:35, me magnitudë 4.5 sipas shkallës Rihter dhe me një thellësi prej vetëm 5 kilometrash.
Thellësia e vogël vetëm 5 kilometra ka bërë që lëkundjet të ndihen më fort në zonën përreth.
Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar apo dëme materiale.
Foto e IGJEUM, në epiqendrën e tërmetit









Komente
Komento