DËMET/ Tërmeti dëmton godinën e administratës, drejtoresha: Spitali i Krujës i sigurt, vijon punën (VIDEO)

KRUJE-Tërmeti ka shkatërruar duke e nxjerrë jashtë funksionit godinën e administratës së spitalit të këtij qyteti, ku ka qenë vendosur edhe depoja e gjakut dhe magazina. Personeli dhe pajisjet janë spostuar në ambientet e spitalit, i cili nuk ka pësuar dëmtime, por vetëm disa plasaritje të vogla.

Spitali vijon punën normalisht, tha drejtoresha për Report Tv, pasi u inspektua nga italianët dhe inxhinierët shqiptarë. Në godinën e spitalit, vijoi më tej drejtoresha ka vetëm disa plasaritje të vogla në pavionin e Pediatrisë, i cili është spostuar një kat më poshtë, nga i katërti në të tretin për të shmangur panikun.

”Godina e bankës së gjakut, administrata dhe magazina do të bëjmë relacionet e duhura. Godina e administratës nuk është e sigurt, është e mbyllur, e evakuuar. I kemi marrë të gjitha masat për të mos pasur probleme jete. Pas tërmetit kemi kontrolluar godinat edhe të administratës edhe të spitalit, kemi relacionet, spitali është i sigurt, por për efekt të sigurisë psikologjike, dhe jo të jetës, pasi nuk ka asnjë problem, i kemi spostuar dhe katet sipër nuk janë në funksion dhe do të bëhet riparimi.

Urgjenca është në funksion. Mungesë ilaçesh nuk ka. Dëmtimet e spitalit janë të papërfillshme, do të fillojë sa më shpejt riparimi. Pacientët janë spostuar për efekt psikologjik, pasi kur shohin një krisje mos të duket se cfarë është, struktura është në rregull" tha drejtoresha Yllka Kukali.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:32
Tërmeti lë pasoja në Ishëm, dëmtohet shkolla e mesme 'Rexhep Mezini' e qendra shëndetësore



Tërmeti i 26-nëntorit ka lënë pasoja edhe në Ishëm. Qendra shëndetësore e kësaj zone ka marrë dëmtime të mëdha. Po kështu dëme ka marrë edhe shkolla e mesme, Rexhep Mezini. Kësaj shkolle i është vendosur edhe shiriti i kuq që ndalon hyrjen brenda saj.


/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?

Ergys Mërtiri: Ç'na tregoi më 23 nëntor Altin Dumani?