Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, nga Kuvendi ka deklaruar se tërmeti dhe COVID janë dy sfida për sistemin tonë shëndetësor.
Teksa ka deklaruar se do të kishte dashur të dilte në Kuvend në një kohë paqeje, ministrja ka bërë dhe një rezyme të punës se deritanishme sa i përket pandemisë dhe këtu ka deklaruar se testimet e shpejta do të vijnë në vendin tonë brenda dhjetorit.
"Sot do kisha dashur të dilja përpara jush si ministra e shëndetësisë në kohë paqje, për të diskutuar për ligjet e reja dhe reëformat në drejtësi dhe të gjithë investimet që edhe pse në një kohë pandemie si kemi lënë mangut, sot kamë përgjegjësinë ligjiore tu bëj me dije gjithë punën dhe situatën e COVID.
Kur mendonim se po kuronim plagët e sistemit shëndetësor. Po jetojmë në kohë lufte. Tërmeti dhe COVID dy skida që vunë në provë shëndetësisnë. Ne kishim dhe kemi një mision për të përmbushur atë të shërbiumit të qytetarqëve. Ne po ecnim në rrugën e shërimit të sistemit tonë shëndetësor.
25 milion euro u vunë në dispozicion për kapacitetet e laboratorit. Kemi siguruar 4 laboratë publikë që kryer testimet, rritëm 5 herë testimet krahasuar me qershorin. Kemi gjurmuar dhe hetuar grupet më të riskuara. Jemi të vetëdijshëm se gjithmonë ka vend për investim.
Bazuar në planin tonë të vjeshtë dimrit siguruam vaksinimin e gripit. Testimet e shpejta brenda dhjetorit. 250 shtretër i janë shtuar kapaciteteve për vjeshtë dimrin, spitalet rajonale janë parapërhgatitur për vjeshtë dimrin.
Nga dje ka mbërritur sasia e fundit, e 230 mijë vaksina për gripin. Paisën strukturat tona me linjat e oskigjenit në mënyrë që asnjë spitali të mos imungojë. 3.9 milion euro janë paguar për vaksinën anti COVID e cila do të jetë falas", tha ajo.
Lajmi kryesor: