Tërmeti i fuqishëm në Japoni, vijojnë kërkime për njerëz në rrënoja! 55 të vdekur! Kryeministri: Operacionet e shpëtimit të vështira

Një tërmet i fortë, me magnitudë 7.6 i shkallës rihter, i ndjekur nga një pasgoditje intensive, ka goditur brigjet e Japonisë perëndimore. Sipas autoriteteve numri i viktimave ka shkuar në 55 dhe të gjitha vikimat ishin në bregun perëndimor të Honshu, epiqendra e tërmetit. 

Por gërmimet vazhdojnë dhe janë raportuar shumë dëme dhe zjarre. Gati 50 mijë familje pa energji elektrike. Kryeministri Fumio Kishida pranon vështirësi në përpjekjet e operacioneve të shpëtim kërkimit për shkak të dëmtimit të rrugëve.

Po ashtu është urdhëruar evakuimi nga zonat bregdetare në Japoni, Rusi dhe dy Kore. Megjithatë, paralajmërim për cunami tani nuk ka më.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:45
Tërmeti në Japoni, pamjet me dron tregojnë pasojat e nga lëkundja fuqishme e tokës dhe nga cunami

1704203087_termet.jpg

Wajima, një qytet në prefekturën Ishikawa në bregun verior të Gadishullit Noto, është shkatërruar totalisht pas tërmetit të fortë me magnitudë 7.6 që goditi rajonin qendror të Japonisë. 

Pamjet e kapura nga droni tregojnë shkatërrimin e krijuar fillimisht nga tërmeti dhe më pas nga cunami.

 

 

Ora 12:26
Tërmeti tragjik në Japoni, Hasani: Mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze

1704194904_lolololo.JPG

Igli Hasani

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me tërmetin e fortë që preku Japoninë ditën e djeshme, duke shkaktuar 48 viktima.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani  shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe se “mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze”.

“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë.

Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”,- shkruan Hasani,

M.Q./B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit

Pushimet e shqiptarëve për festat e fundvitit, agjentja turistike për Report Tv: Vjena e Budapesti të preferuara! Egjipti më i vizituari këtë vit