Igli Hasani
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka shprehur keqardhjen e tij në lidhje me tërmetin e fortë që preku Japoninë ditën e djeshme, duke shkaktuar 48 viktima.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Hasani shpreh ngushëllimet familjarëve të viktimave dhe se “mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze”.
“Thellësisht i pikëlluar nga humbjet e jetëve dhe dëmet e shkaktuara nga tërmetet në bregun perëndimor të Japonisë.
![]()
Në këto momente të vështira, mendimet dhe lutjet tona janë me popullin dhe qeverinë japoneze. Ngushëllime të përzemërta familjeve që humbën më të dashurit e tyre”,- shkruan Hasani,
Deeply saddened by the loss of lives and damage caused by the earthquakes in western coast of Japan.
— Igli Hasani (@IgliHasani) January 2, 2024
In these difficult moments, our thoughts and prayers are with the Japanese people and government. Heartfelt condolences to the families who lost their loved ones.…
Lajmi kryesor:
Tërmeti i fuqishëm në Japoni, vijojnë kërkime për njerëz në rrënoja! 55 të vdekur! Kryeministri: Operacionet e shpëtimit të vështira











