Tërmeti 'mbyll' përfundimisht konviktin në Lezhë, 51 nxënës pa mësim

Procesi mësimor është ndërprerë për 51 nxënës të shkollës profesionale 'Kolin Gjoka' në Lezhë. Konvikti i shkollës në të cilën ata strehoheshin ka marrë 'goditjen përfundimtare' nga tërmeti i 28 janarit. Godina 3 katëshe, prej vitesh e amortizuar, mori dëmtime gjatë tërmeti të 26 nëntorit, por sërish u shpall e banueshme nga ekspertët. Sot 51 nxënësit, të ardhur nga zona të ndryshme të veriut, janë pa vendstrehim dhe pa mësim deri sa të sigurohet një akomodim i ri i tyre.

"Tërmeti i datës 26 nëntor e dëmtoi pak konviktin, erdhën ekspertët e panë dhe thanë është i banueshëm. Tërmeti i datës 28 janar,  e lëkundi më shumë dhe erdhën ekspertët e panë gjendjen dhe me që kishte më shumë plasaritje ekspertët dolën në konkluzion se konvikti është i pabanueshëm", tha Bardh Dedgjonaj, Drejtor i Shkollës 'Kolin Gjoka'.

Për nënkryetarin e Bashkisë Lezhë, Ermal Pacaj, strehimi i nxënësve pritet të zgjidhet brenda javës, në mënyrë që të vijohet normalisht me procesin mësimor.

 "Për momentin nxënësit do të jenë të shkëputur nga mësimi derisa të gjendet akomodimi i tyre. Kemi nisur punën për të gjetur një vend dhe deri javën tjetër do të ketë një vend akomodimi për nxënësit", tha Ermal Pacaj. 

Pas shpalljes së pabanueshme të konviktit, pritet që ekspertiza të vendosë për fatin e godinës, nëse do të shembet apo do të rikonstruktohet.

G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë