Tërmeti në Korçë/ Qytetarja: Më thonë se nuk do ma rregulloni shtëpisë se e kam blu! Rama i përgjigjet me batutë

KORÇË- Kryeministri Edi Rama ka qenë pasditen e sotme në banesat e prekura nga tërmeti në Korçë, ku është zotuar banorët do të futen në shtëpitë e tyre para se të vijë dimri.

Kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako tha se aktualisht 120 shtëpi janë në rikonstruksion, 40 të tjera do të ndërtohen nga fillimi e ndërsa në 10 ditët e ardhshme do të nis puna për rikonstruktimin e banesave në Qafzezë dhe më pas në Ersekë.

“Në total janë 120 shtëpi për të cilat po investohet rikonstruksioni, ndërkohë që 40 po ndërtohen nga e para. Ka filluar procedura edhe për rikonstruksionin e të gjithë të tjerave. Pastaj, gjithë banesat e tjera janë kategoria e tretë e banesave që kanë dëmtime të lehta, do t’i nënshtrohen vendimit të Këshillit të Ministrave për kompensimin dhe ka filluar procedura për riparimin e dëmtimeve të lehta. Ka patur një solidaritet edhe nga institucionet, por edhe nga subjekte të ndryshme. Besoj që i gjithë bilanci i dëmeve të shkaktuara nga tërmeti do të rikuperohet shumë shpejt", tha Rama. 

Në këtë takim, nuk kanë munguar edhe batuta nga kreu i qeverisë dhe një banore.

Banorja: Zoti kryeministër unë vetëm nga ty pres. Kam ato shtëpitë aty ngjyrë blu, por më thonë se nuk do t'i bëjnë se janë ngjyrë blu.

Rama: Jo moj pse, ngjyra blu është e bukur

B.K./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Fukarai: 31/08/2019 02:52

    VESHJA E DIKTATORIT ‘ NE TOTAL 350euro BARAZ ME 3 PENCIONE NE MUAJ OSE 10 ASISTENCA SOCIALE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë