Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe panik te banorët! Autoritetet tremben për paslëkundje sizmike më të forta: Na kujton 2007-ën!

Tërmeti në Patra, shkëputje masive gurësh dhe panik te banorët! Autoritetet tremben për paslëkundje sizmike më të forta: Na kujton 2007-ën!

Pamje nga tërmeti i vitit 2007 në Patra

Pamje nga tërmeti i vitit 2007 në Patra

Paniku ka përfshirë banorët e Termos në Patra të Greqisë, pas tërmetit që u regjistrua në orën 18:30 të mbrëmjes së sotme, me atë lokale. Nuk raportohen të lënduar, por ka dëme materiale dhe shkëputje masive gurësh.

Më e keqja është se kjo zonë njihet për prekjen nga tërmetet dhe paslëkundjet, ndaj dhe frika është e madhe, sepse banorëve u kujton vitin 2007.

“Tërmeti që u ndje rreth orës 18:30 të pasdites shkaktoi panik te banorët e Thermos, por edhe te zonat fqinje”, tha kryebashkiaku i Termos, Spyros Konstandaras .

Gjithashtu për dëmet e shkaktuara nga tërmeti, deri më tani janë raportuar rënie gurësh në rrjetin rrugor krahinor që lidh zonën e Thermosit me Nafpaktosin, por edhe në zonat malore të bashkisë.

Kryebashkiaku vuri në dukje se “shpresojmë të jetë tërmeti kryesor, sepse lëkundjet zgjuan kujtimet e tërmetit të fortë që kishte ndodhur në zonën tonë në prill të vitit 2007 dhe kishte shkaktuar shkatërrime të mëdha”.

“Trichonida njihet për lëkundjet sizmike dhe presim të shohim se si do të zhvillohet fenomeni, pasi ka pasur disa pasgoditje, por jo shumë të tjera”, tha profesori i Gjeologjisë në Universitetin e Patrës, dhe drejtori i Laboratorit të Sizmologjisë, Efthymios Sokos .

Gjithashtu, ai tha se “duke pasur parasysh sekuencën sizmike që patëm në prill të vitit 2007 ku u regjistruan tre deri në katër tërmete, me magnitudë afër 5 gradë të shkallës Rihter, është pak e rrezikshme të bëjmë vlerësime tani për evoluimin e fenomenit". 

Njëkohësisht ai theksoi se “në zonë ka edhe defekte të tjera, të cilat janë të rëndësishme dhe nuk e dimë nëse do të aktivizohen”.


Lajmi kryesor:

Greqi/ Tërmeti shkund Patran, forca 4,7 ballë! Nuk raportohet për të lënduar, por ka shkëputje masive gurësh! Frikë për paslëkundje, panik te banorët


A.Q/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Rrjetet sociale: 10 përqindëshi që “bërtet” dhe krijon iluzionin e shumicës

Rrjetet sociale: 10 përqindëshi që “bërtet” dhe krijon iluzionin e shumicës