Tërmeti shkatërrues, e gjithë bota pranë popullit turk dhe atij sirian! Nisen grupet e para të shpëtimit! Mesazhet e solidaritetit të udhëheqësve botëror

Liderët ndërkombëtarë shprehën njëzëri gatishmërinë për t’iu gjendur pranë Turqisë dhe Sirisë në këto momente të vështira prej tërmetit shkatërrues më magnitudë 7.9 Rihter. Grupet e para të kërkim-shpëtimit u nisën nga Holanda.

Të parët që shprehën ngushëllime për popullin turk dhe ofruan ndihmë, ishin presidentja e Komisionit Europain Ursula von der Leyen dhe përfaqësuesi i politkës së jashtme të BE, Joseph Borrell.

“Mbështetja e Evropës tashmë është në rrugë e sipër dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes, duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë", shkroi Josep Borrell, Përfaqësues i Politkës së Jashtme, BE.

Një reagim solidariteti erdhi edhe nga Shtëpia e Bardhë nga Këshilltari i Sigurisë Kombëtare, Jake Sullivan.

“Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkroi Sullivan në Twitter.

Ndihma në zonat e prekura njoftoi edhe Kancelari gjerman Olaf Scholz.

“Numri i të vdekurve është ende në rritje. U shprehim ngushëllime të afërtme dhe lutemi për personat e bllokuar në rrënoja. Ne do të dërgojmë ndihmë, tha kancelari gjerman në një mesazh në Tëitter?”

Solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar shprehur edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak.

"Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet," shkroi në Tëitter kryeministri britanik Rishi Sunak.

Pas tërmetit tragjik, Greqia dhe Turqia me gjithë mosmarrëveshjet që kanë mes tyre do të qëndrojnë në krah të njëra-tjetrës. Qeveria greke vendosi dërgimin e 25 zjarrfikësve elitarë, për të ndihmuar në kërkim-shpëtimn e të humburve.

Edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu ngushëllimet  dhe gadishmërinë për të ndihmuar qeverin Turke në këtë situatë të vështirë. Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje u dërguan nga shumë liderë botërorë përfshirë edhe Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky.

"Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë," tha Zelensky.

Ndërsa presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij sirian Bashar al-Assad për viktimat e tërmetit që goditi veriun e Sirisë dhe i ofroi ndihmë për tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Në mesazhin e tij ai shpërfilli Turqinë dhe presidentin Erdogan.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për pasojat tragjike të tërmetit në rajonet veriore të Sirisë”, thuhet në tekstin e mesazhit të postuar në faqen e internetit të Kremlinit.

Mesazhet ngushëlluese dhe mbështetëse nuk kanë munguar as nga Presidenti i Izraelit Isaac Herzog, kryeministri indian Narendra Modi dhe Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif.

Në përditësim...

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 14:11
Tërmeti në Turqi e Siri, Biden: Thellësisht i pikëlluar, kam nisur ekipin tim për monitorimin e situatës

1675354617_joebidenapgmh2301301675120192462hpMain16x91600.jpg

Presidenti i SHBA-ve, Joe Biden ka reaguar sa i takon tragjedisë së tërmetit në Turqi e Siri.

Biden shkruan se ka dërguar një ekip për të monitoruar situatën dhe për të dhënë ndihmën e nevojshme.

“Jam thellësisht i pikëlluar për humbjen e jetëve dhe shkatërrimin e shkaktuar nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Unë e kam drejtuar ekipin tim që të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën në koordinim me Turqinë dhe të ofrojë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme.”- shkroi Biden.

Ora 11:44
Tërmeti i fuqishëm në Turqi, kancelari gjerman Scholz: Jemi pranë popullit turk!

1675585319_download1.jpg

Kancelari Olaf Solz shprehu dhimbjen e tij për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri dhe premtoi  të dërgojë ndihma në zonat e prekura.

“Numri i të vdekurve është ende në rritje. U shprehim ngushëllime të afërtme dhe lutemi për personat e bllokuar në rrënoja. Ne do të dërgojmë ndihmë, tha kancelari gjerman në një mesazh në Tëitter

Ministrja e Jashtme Analena Burbok gjithashtu postoi një mesazh në Tëitter duke dhënë mbështetjen e saj për familjarët e viktimave.

“Mendimet e mia janë me familjet e viktimave të këtyre tërmeteve të tmerrshëm dhe me të gjithë ata që janë të shqetësuar për familjet, miqtë dhe fqinjët e tyre”, tha Burbok në postimin e saj.

Ora 11:06
Lënë pas mosmarrëveshjet, Greqia i vjen në ndihmë Turqisë pas tërmetit tragjik

Pas tërmetit tragjik, Greqi dhe Turqia me gjithë mosmarrëveshjet që kanë mes tyre do të qëndrojnë në krah të njëra tjetrës. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis thotë se Greqia po mobilizon burimet e saj dhe se do të ndihmojë menjëherë Turqinë.

“Trishtim i thellë për tërmetin shkatërrues në Turqi dhe Siri. Ngushëllimet tona më të thella shkojnë për familjet e viktimave dhe mendimet tona janë me të gjithë njerëzit e prekur. Greqia po mobilizon burimet e saj dhe do të ndihmojë menjëherë ” , shkroi kryeministri grek.

Ora 10:42
Tërmeti në Turqi, Vuçiç: Serbia është me ju! Gati të ofrojmë të gjithë ndihmën e nevojshme

1675334415_Screenshot20230202124337.jpg

Presidenti serb Aleksandar Vuçiç shprehu ngushëllimet për familjet e viktimave, popullin dhe Presidentin Rexhep Tayyip Erdogan pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë gjatë natës. 

“Serbia është me ju në këto momente të vështira dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e nevojshme”, ka shkruar Vuçiç në Twitter.

Ora 10:29
Tërmeti shkatrrimtar në Turqi e Siri, Këshilli i Sigurisë Kombëtare në SHBA: Jemi gati për ndihmë, po monitorojmë situatën në koordinim me Ankaranë

1675675819_F0CEDDA8CDA3A365792FF3B0EB0FCFF8.jpg

Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA ka reaguar pas tragjedisë së tërmetit të fuqishëm 7.9 ballë që preku sot Turqinë dhe Sirinë.

“Shtetet e Bashkuara janë thellësisht të shqetësuara nga raportet e tërmetit shkatërrues të sotëm në Turqi dhe Siri. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme. Presidenti Biden ka udhëzuar USAID-in dhe partnerët e tjerë të qeverisë federale që të vlerësojnë opsionet e reagimit të SHBA-së për të ndihmuar ata që janë më të prekurit. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Qeverinë e Turqisë.”- thuhet në njoftim.

Njoftimi i Këshillit të Sigurisë së SHBA
Ora 10:15
Tërmeti 7.9 ballë/ Putin i dërgon ngushëllime Asadit dhe i ofron ndihmë, shpërfill Erdoganin: Të gatshëm për ndihmë

1675674922_dfbdbg.JPG

Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij sirian Bashar al-Assad për viktimat e tërmetit që goditi veriun e Sirisë dhe i ofroi ndihmë për tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore. Në mesazhin e tij ai ka shpërfillur Turqinë dhe Erdoganin.

“Dëshiroj të shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta për pasojat tragjike të tërmetit në rajonet veriore të Sirisë”, thuhet në tekstin e mesazhit të postuar në faqen e internetit të Kremlinit. Putin nënvizoi gatishmërinë e tij për të "siguruar të gjithë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e kësaj fatkeqësie natyrore".

Ora 10:15
Tërmeti me mbi 800 viktima, kryeministri britanik Sunak: Gati për të ndihmuar

1675277523_f.JPG
Solidaritet dhe gatishmëri për të ndihmuar ka shprehur edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak. Në Twitter ai shkruajti se Britania është e gatshme të ofrojë ndihmën e saj në çdo mënyrë që mundet. 


"Mendimet e mia janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë këtë mëngjes, veçanërisht me ekipet e shpëtimit, të ndihmës së parë,  që punuan me kaq guxim për të shpëtuar njerëzit e bllokuar nga tërmeti. Mbretëria e Bashkuar është e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet," shkroi në Tëitter kryeministri britanik Rishi Sunak.

Ora 10:00
Presidentja e KE, Von der Leyen: BE, e gatshme të ndihmojë në çdo mënyrë që mundet

1669287147_von.PNG

Presidentja e KE-së, Ursula von der Leyen ka reaguar pas tërmetit në Turqi duke thënë se BE do të mbështesë në çdo mënyrë që mundet.

“Ne qëndrojmë në solidaritet të plotë me popullin e Turqisë dhe Sirisë pas tërmetit vdekjeprurës që goditi mëngjesin e sotëm. Ne vajtojmë me familjet e viktimave.

Mbështetja e Evropës tashmë është në rrugë e sipër dhe ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të ndihmojmë në çdo mënyrë që mundemi”, shkroi Ursula von der Leyen në Twitter.

Ora 09:10
Udhëheqësit botërorë shprehin ngushëllimet dhe ofrojnë ndihmë pas tërmetit të fuqishëm që goditi Turqinë

Mesazhe ngushëllimi dhe mbështetje u dërguan këtë të hënë teksa liderët botërorë u zgjuan me lajmin e tërmetit vdekjeprurës që goditi Turqinë dhe Sirinë.

Presidenti ukrainas  Volodymyr Zelensky shprehu ngushëllimet e tij për viktimat në Twitter dhe ofroi ndihmë.

"Ne qëndrojmë me popullin e Turqisë në këtë kohë të vështirë. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë ndihmën e nevojshme për të kapërcyer pasojat e fatkeqësisë," tha Zelensky.

Në Twitter, kryeministri indian Narendra Modi tha se ishte "i shqetësuar nga humbja e jetëve dhe dëmtimi i pronës" nga tërmeti. "India qëndron në solidaritet me popullin e Turqisë dhe është e gatshme të ofrojë të gjithë ndihmën e mundshme për të përballuar këtë tragjedi,"

Kryeministri i Pakistanit Shehbaz Sharif u dërgoi ngushëllimet e tij njerëzve si në Turqi ashtu edhe në Siri në një sërë postimesh në Twitter. Numri total i të vdekurve në të dy vendet pas tërmetit është më shumë se 500.

Presidenti i Izraelit Isaac Herzog shkroi në Twitter: "Shteti i Izraelit është gjithmonë i gatshëm të ndihmojë në çdo mënyrë të mundshme. Zemrat tona janë me familjet e pikëlluara dhe popullin turk në këtë moment të dhimbshëm."

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Jake Sullivan , tha se Shtetet e Bashkuara ishin "thellësisht të shqetësuara" për shkatërrimin në Siri dhe Turqi. “Kam qenë në kontakt me zyrtarët turq për të thënë se ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo dhe të gjithë ndihmën e nevojshme. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë nga afër situatën në koordinim me Turqinë”, shkroi Sullivan në Twitter.

Misioni diplomatik amerikan në Turqi shprehu gjithashtu “dhimbje të thellë për viktimat tragjike dhe dëmet e mëdha të shkaktuara nga tërmeti” në një postim në Twitter.

Ora 09:04
Tërmeti 7.9 ballë në Turqi, Borrell: Evropa gati të ndihmojë

1675670796_49448596605.jpg

Një tërmet ka goditur Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes duke shkaktuar shfra të frikshme. BE ka shprehur solidaritetin ndërsa ka shtuar se Evropa është gati të ndihmojë.

“Një tërmet shkatërrues tronditi Turqinë dhe Sirinë këtë mëngjes, duke vrarë qindra njerëz dhe duke plagosur shumë të tjerë. Mendimet tona janë me popullin e Turqisë dhe Sirisë. BE-ja është e gatshme të ndihmojë", shkruan Përfaqësuesi i Lartë për Politikën e Jashtme, Josep Borrell.

A.M./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Alb: 06/02/2023 15:31

    Pse vertet besohet qe kjo eshte thjesht dukuri natyrore ka shume mundesi eshte taktik ushtarake terrori per erdoganin.

    Përgjigju
  • dres: 06/02/2023 14:27

    hahahaha, rusia shperfill erdoganin? tju vije turp dy avionet e pare qe u nisen per ndihme ne turqi ishin avinet rus IL, si nuk ju vjen turp, jeni rraca me e keqe qe ka pare kjo bote ndonjehere, ja pse perendimit i ka ardhur fundi, sepse skan cte ofrojn me pervec trillimive dhe propagandes, si gjithmone ajo qe sndihmon fare esht amerika qe thjesht monitoron edhe sjep asnje qindarke, qindarkat i jep me blorxh qe tja shlyesh me 100 her me teper.

    Përgjigju
  • fati: 06/02/2023 13:37

    fajin e kane ndertuesit,,,qe duhej te benin pallate qe te duronin 10 balle...

    Përgjigju
  • Tata: 06/02/2023 11:58

    Fetyra e ndyre e politikave,po sirianet nuk jane njerez? U shkulte ky glob i qelbur nga babezite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se komisionet hetimore për Shëndetësinë e TIMS do kenë rezultat?



×

Lajmi i fundit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit

Dani Alves 'e djeg' pasi lë qelinë, festë deri në orët e para të mëngjesit