Tërmeti/Artisti Oltsen Gripshi kthen ‘dramën’ në art

Në Pavijonin e Artit në Ministri të Kulturës, artisti Oltsen Gripshi ka çelur ekspozitën  “Stinën e jetës”. Për këtë Himn për jetën, artisti na rrëfen se është frymëzuar nga tërmeti i 26 nëntorit në vitin 2019.

“Vepra ka të bëjë me njeriun, me qenien njerëzore. Shkak për këtë ekspozitë është tërmeti i nëntorit të shkuar. Unë vij nga Durrësi, një nga qytetet më të goditura, ku kam ndërtuar jetën time. Nuk kam dashur që të udhëtojë me ndjesitë negative, por ta kthejë këtë në një vepër arti”, thotë Gripshi.

Përpos pasojave të rënda që la pas ky tërmet, artisti u jep vlera muzeale, atyre gjërave që la pas tërmeti, duke përshtatur këtë rrugëtim të qenies njerëzore në katër stinë të vitit

Jeta është e mbushur me ngjyra, drama të tilla njeriut i ndodhin gjatë rrugëtimit jetësor. Jo më kot e nis ekspozitën me një vepër, siç është një jorgan i sime meje, që ka shpëtuar në rrënojat e shtëpisë që tashmë nuk është më. Për ta zhvesh nga konteksti i shtëpisë, edhe për t’i dhënë një vlerë muzeale. Më pas rrugëton drejt stinës së pranverës, me simbolika të ngrohta dhe dallëndyshet. Stina e verës është mëshiruar përmes simbolikës së gjarprit, që shpesh ka konotacion negativ, por është simbol i pjellorisë. Edhe mbyllet me një instalacion për vjeshtën, që fton publikun ta ndiejë gjithçka përmes gjetheve”, rrëfen ai.

Pasi fton publikun që të bëhet pjesë e kësaj ekspozite, artisti na rrëfen dhe atë çka mbetet pas

“Është një rrugëtim rreth qenies. Pika kulmore është veza nga lind gjithçka apo embrioni i jetës. Kjo është qasja ime, perceptimi im ndaj jetës dhe individit, ndaj qenies njerëzore”, përfundon artisti.

Ekspozita do të qëndrojë hapur në pavijonin e artit në Ministrinë e Kulturës deri në datë 28 shkurt.

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • edi: 31/01/2021 05:27

    Rane Termete dhe shume Qamete Edi shkoi ne Boten e Qyteteruar Bota e hapi thesin dhe i tha Shqipetareve se ju duam e ndihmojme .Partickat qe sillen rrugeve si qente e nates ,Filluan duke lemeritur e sajuar llafe e sebepe Se ca ndihma ishin me fajde.ca ishin te korruptuara ,ca ia dhane Popullit qe keto zorraxhinj nuk jane ne Parlament dhe marrin rroga te majme .Si fallxhore benin hamendje se do i japin se su pa asnje para ne skene Duan te bejne punet qe su takon dhe skane haber por leri si Qente e Brrakes te lehin si buce rrugesh ,Ky Artist solli dhembjen dhe mjerimin e Kombit Por ja shtepite po ndertohen dhe te forta .Shohim familjet qe marrin celesat Ne Perendim nese nuk ke paguar Siguracionin ste japin nje gozhde .Kjo qeveri po jau ben falas ,Berisha e vodhi Kombin dhe jeton ne Vila ,edhe kolegu i vet Meta qe eshte sipermarresi i Kushtetutes ,jeton ne Vila .Lulushi ka vila por ka dhe ne Hollande ,Te gjithe keto bandite qe ta neverisin kerkojne hesape e llogari se jane lodhur duke u rehatuar ne vila. SPAK SPAK SPAK TE LUTEM SHIKOJI KETO FUKARENJ ME VILA MODERNE

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj

'Të ishte sulm ndaj meje nuk do kisha reaguar', Rama për Report Tv: Kur sulmohet Shqipëria, e pamundur të mos reagoj