Territori, Çuçi: Vlora e Saranda janë
pole zhvillimi, të tjerët pak shanse

VLORË – Reforma territoriale ka dërguar sot në Vlorë, ministrin Bledi Çuçi, për të zhvilluar konsultimin publik të programuar me aktorët e interesuar.
 
Çuçi deklaroi  se Bashkia e Vlorës dhe ajo e Sarandës janë dy polet kryesore të zhvillimit të zonës, por pjesa tjetër e njësive vendore në këtë qark janë në nivele shumë më të ulëta dhe nuk kanë asnjë oportunitet apo  funksionalitet ekonomik a zhvillimor.
 
Ai tha se pjesa më e madhe e shpenzimeve në të gjitha njësitë vendore shkon për shpenzime operative, masatarisht 64% gjatë viteve 2008-2012. Kjo situatë në 80% të njësive vendore bën që ato të jenë totalisht të varura nga grantet dhe investimet e qeverisë.
 
Përfaqësues të pushtetit vendor, shoqërisë civile dhe sektorit privat dhanë mendimet e tyre në këtë konsultim që këtë radhë lidhej me një nga zonat me potencialin më të madh të turizmit në vend.
 
Redaksia online
(ar.sh/Shqiptarja.com)
 

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale