Territorialja, Livadhjaja e Sopiku
kundër bashkimit me Konispolin

Ndërsa reforma territoriale pritet të votohet në fund të këtij sesioni parlamentar, minoritetet grek janë shprehur kundër. Banorët e Komunës Livadhja dhe fshatit Sopik kanë bërë një  peticion kundër bashkimit me Konispolin. Peticioni i është dërguar presidentit Bujar Nishani, kryeministrit Edi Ramës, kreut të Kuvendit Ilir Metës si dhe ambasadave të akredituara në Tiranë, asaj greke, të SHBA-së dhe BE-së.

Banorët e Livadhjasë thonë se janë të shqetësuar që kalojmë me Konispolin dhe nuk e pranojmë ndarjen.
 
”Shprehim indinjatën e komunitetit dhe të minoritetit grek. S’kemi pretendime ligjore apo krahinore, jemi 20 km nga Konispoli”, theksohet në peticion e banorëve  të Komunës Livadhja dhe fshatit Sopik.
Sipas tyre Komisioni i Reformës territoriale nuk ka bërë asnjë konsultim. Ata kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojmë protestën.
 
Ndërkohë edhe grupi nismetar i partive politike të Minoritetit Etnik Grek në Shqiperi, do të organizojnë nesër një mbledhje të perbashket  me këshilltarët e Komunave Finiq,Livadhja,Aliko, Mesopotam dhe Dhiver për të diskutuar Vendimin e Komisionit Parlamentar për Ndarjen Territoriale.
  
peticion

peticion

peticion

peticion
 
Redaksia Online
(g.f/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)

I mori 8 mln lekë pacientes me COVID te 'Shefqet Ndroqi' , Gjykata dënon me 4 vite burg për mashtrim sanitaren (EMRI)