TIRANË- Pavarësisht se e shumë debatuar, më 8 tetor pritet që vendi të ketë të miratuar hartën e re territoriale. Ndryshimi i numrit të bashkive është futur në kalendarin e seancave plenare për të marrë bekimin parlamentar pasi koha nuk premton dhe së shpejti do të shpallet data për zgjedhjet e ardhshme vendore.

Kreu i grupit parlamentar të PS Taulant Balla thotë se nuk paragjykon diskutimet që do i paraprijnë votimit në seancë në komisionet parlamentare, por lë të kuptohet se socialistët nuk do të lëvizin nga varianti i ndarjes së vendit në 46 bashki, duke shkrirë 15 aktuale.

“Si programim është data 8, të shkojmë ta votojmë, mos harroni që koha në dispozicion është e shkurtër. Kalimi nga 61 në 46 është një hap i mirë dhe do i shërbejë qytetarëve”, tha Balla.

Ndërsa Partia Demokratike e kundërshtoi në konferencën e kryetarëve votimin në seancën e 8 tetorit të reformës territoriale duke thënë se nuk mund të kalojë pa konsensusin e opozitës dhe pas një procesi tallës konsultimi.

“Nuk mund të kaloni një reformë kaq të rëndësishme pa konsensusin e opozitës. Gjithashtu, ju zhvilluat një proces tallës me shqiptarët. Ngritët një komision, ndërkohë që ndarjen e kishit në tavolinë dhe e kishit të gatshme. Sot e sillni këtë çështje këtu, të përfshirë në kalendar. Edhe ajo që po bëni sot është një tallje dhe shkelje e Kushtetutës, pasi aktualisht ka një proces konsultimi publik, ndërsa ju parashikoni diskutimin e projektligjit në komisione. Prandaj, ne jemi kundër”, tha Gazment Bardhi.

Taulant Balla rezervoi këtë përgjigje: “Do donim konsensus, por edhe në 2014 i kaluam pa konsensus”

Gazetarët: Është hipokrizi konsultimi?

Balla: Mund të kenë votuar kundër 15 këshilla bashkikë, por pro 46 të tjerët, kështu do të thotë që paskemi të drejtë.

Drafti për hartën e re territoriale u propozua nga socialistët në fund të korrikut pasi nuk u gjet dakordësi në komisionin bipartizan të reformës territoriale. Ky draft u shoqërua me pakënaqësi të shumta dhe protesta në 15 bashkitë që synohet të bashkohen.

 

SI.E./E.H/Shqiptarja.com
Sa e vlerësoni këtë artikull?

Komente

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës: 16 Shtator, 14:18

    Haga dënon me 81 vite burg 4 ish-krerët e UÇK-së, si e vlerësoni?