Eksperti i propozuar nga PD në Komisionin e Reformës Territoriale, Agron Haxhimali, kritikoi gjatë bisedës në “Sot Live në Shqipëri” në Report Tv 4 variantet e propozuara nga PS. Ai iu drejtua deputetes së PS, Aulona Haxhimalit, se prej 5 muajsh komisioni nuk funksionon.

Agron Haxhimali: Taksapaguesit shqiptarë po të paguajnë ty dhe gjithë ato të tjerët që nga tetori.

Aulona Bylykbashi: Padyshim, ne jemi organizuar...

Agron Haxhimali: Ka 5 muaj që nuk funksionojnë. Unë si qytetar jam kritik për të gjithë ju, përfshirë ty, përfshirë Boçin, përfshirë Maznikun! Pse, kështu duhet të funksionojë sistemi?

Aulona Bylykbashi: Keni shumë të drejtë, por ka pasur, siç e dimë të gjithë se faktet janë publike, ka pasur një rezistencë të opozitës...

Agron Haxhimali: Nuk jam i interesuar!

Aulona Bylykbashi: Po jua them si ka shkuar...

Agron Haxhimali: Për mua jeni njësoj, opozitë dhe mazhorancë! Paguheni t’u ofroni shqiptarëve procese të qarta! Kaq, është fare e thjeshtë për mua!


Lajmi kryesor:

‘Territorialja’, PS e PD dakord për bashki të mëdha? Bylykbashi: Shkrirje e bashkive të vogla! Eksperti: Shkojmë në 6 qarqe ose 3 rajone