Këto janë momentet kur një burrë që drejtonte makinën e tij me shpejtësi përplasi këmbësorët në qytetin verior italian të Modenës, duke plagosur tetë persona, katër prej të cilëve ndodhen në gjendje të rëndë, thonë zyrtarët.
Midis tyre është edhe një grua së cilës iu desh t’i amputoheshin të dyja këmbët.
Pasi makina u ndal pranë një vitrine dyqani, shoferi doli duke mbajtur një thikë dhe plagosi një kalimtar i cili e ndoqi dhe shtriu përtokë derisa policia e arrestoi.
I dyshuari, 31 vjeç, është identifikuar nga zyrtarët si një shtetas italian me origjinë marokene. Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, e përshkroi incidentin e së shtunës si "jashtëzakonisht serioz".
Meloni, e cila ka anuluar vizitën e saj të planifikuar në Qipro, dhe Presidenti italian Sergio Mattarella vizituan të plagosurit në spital.
Në një konferencë për shtyp të shtunën në mbrëmje, prefekti i Modenës Fabrizia Triolo tha se El Koudri ishte referuar në një qendër të shëndetit mendor në vitin 2022 për "çrregullime skizoide", por më pas ishte "zhdukur pa lënë gjurmë".
Ndërsa zëvendëskryeministri i Italisë, Matteo Salvini, e përshkroi atë si një "kriminel të gjeneratës së dytë".
Incidenti ndodhi rreth orës 16:30 kur makina me shpejtësi të lartë goditi këmbësorët në Via Emilia pranë katedrales ikonike të Modenës.
"E pamë makinën duke u afruar, po shkonte drejt trotuarit", tha një dëshmitar okular. Duke shtuar se "Ai papritmas shtoi shpejtësinë - po ecte me të paktën 100 km/orë”.
Ndërkohë në anën tjetër të globit, tre persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një shofer përplasi disa makina dhe këmbësorë vonë të shtunën në mbrëmje në Oakland të Kalifornisë, thanë autoritetet.
Përplasja e rëndë ndodhi pak para orës 23:15, në një kryqëzim rrugësh tha Departamenti i Zjarrfikësve. Zyrtarët shpallën tre persona të vdekur në vendngjarje, ndërsa tre të tjerë u transportuan në spital, dy prej të cilëve në gjendje kritike. Shoferi i cili mendohet të jetë i mitur u plagos gjithashtu, megjithëse zyrtarët i përshkruan këto lëndime si të lehta.
Ai dyshohet se u përpoq të largohej nga aksidenti, por u ndalua nga dëshmitarët deri në mbërritjen e policisë, ndërsa ende nuk dihen akuzat me të cilat do të përballet ai.
Një protestë me rreth 1000 të pranishëm është organizuar ditën e sotme në Modena të Italisë, pas incidentit tragjik të mbrëmjes së djeshme, ku 31-vjeçari El Koudri duke ecur me shpejtësi me automjetin e tij, mori para një turmë njerëzish.
Protesta është zhvilluar në shenjë solidariteti me 8 të plagosurit nga incidenti (4 prej të cilëve në gjendje të rëndë), si dhe në formë demonstrimi kundër dhunës (dyshohet se incidenti të ketë qenë i qëllimshëm dhe se shoferi të ketë pasur probleme psikike).
Ngjarja e rëndë bëri që edhe kryeministrja Giorgia Meloni të anulonte një vizitë ditën e sotme në Qipro dhe të udhëtonte nga Roma drejt Modenës, për të vizituar të lënduarit në spital.
Samil El Koudri, me origjinë marokene dhe i lindur në Bergamo të Italisë është personi që, me makinën e tij, përplasi turmën në qendër të Modenës pasditen e së shtunës.
Ai u përpoq të largohej dhe u ndoq e u neutralizua nga një grup kalimtarësh. Njëri prej tyre, Luca Signorelli, u godit me thikë nga El Koudri, por më pas arriti ta ndalonte.
Në pamjet e filmuara nga një kalimtar, autori shihet i shtrirë në tokë, i plagosur, ndërsa disa burra e neutralizojnë në pritje të ndërhyrjes së forcave të rendit.
Komente










Italia vend kot ! Ne 2035 te gjith faktoret tregojne qe Spanja dhe Brazili e kalojnë ne GDP ! Kush ka inteligjenc hap nje kompani ne Spanje dhe iken nga Italia ne Spanje me biznes
PërgjigjuTi e ke te shkruar sa i trashe ne tru je o Epir e prep si prep ti bejn dokumentat
PërgjigjuItaljjanet nuk lene agjensi pa aktivizuar kur behet fjale per shqiptaret, pse ata mund te shesin hashash, ndersa per keta qe e kane te shkruar ne balle terrorizmin, nuk lejne asnje mekanizem gjyqesore pa aktivizuar per ti dale ne mbrojtje. U japin dhe shtetesi. Ka nje shprehje : cfare mbjell, do te korresh. Përgjigjjuni
Përgjigju