Terroristët e infiltruar si gazetarë intervistuan Baba Mondin, Kryegjyshi: Mund të isha dhe unë shënjestra (VIDEO)

TIRANË- Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Mondi rrëfen për Report Tv momentin kur u lajmërua nga policia, në festën e Sulltan Novruzit, marsin e vitit të shkuar,  për arrestimin e dy personave, të dyshuar si pjesë e një celule terroriste iraniane.

“Ata ishin të ftuar për një konferencë botërore në datën 19 mars dhe ishin ftuar dhe për rastin e festës për të bërë xhirime dhe të tregohej aktiviteti i Kryegjyshatës botërore për t'u treguar dhe ajo në arenën botërore dhe në Iran. Erdhën si gazetar ne nuk dinim gjë, se kuptohet janë të ftuar. Kur ishim në fillim të ceremonisë edhe presidenti na lajmëruan se janë arrestuar dhe kaq dimë pastaj më mbrapa pastaj morëm vesh që ato janë mbajtur në polici pastaj kanë ikur janë lënë të lirë. Ata më morën një intervistë se ç’është bektashizmi, veprimtaria jonë në Shqipëri dhe në Ballkan”-u shpreh Baba Mondi

Baba Mondi u shpreh se qëllimi për sulmin terrorist të organizuar mund të ketë qenë për të prishur bashkëjetesën fetare që kanë shqiptarët.

“Po derisa ata kanë ardhur kushedi ku ka qenë qëllimi i tyre, mund të ketë qenë tek shteti, mund të ketë qenë tek unë, mund të ketë qenë tek besimtarët mund të ketë qenë që të vriteshin sa më shumë njerëz për të prishur imazhin e Shqipërisë dhe për të prishur bashkëjetesën që kemi ne midis besimeve fetare që siç e dini është një rast unikal në botë. Bektashinjtë, ortodoksët, katolikët, protestantët, myslimanët jemi të gjithë bashkë martohemi me njëri-tjetrin kemi një bashkëjetesë të shkëlqyer”–tha kryegjyshi i Bektashinjve

Kryegjyshi i Bektashinjve thekson se nuk ka marrë kërcënime, por në festat e zhvilluara pas këtij incidenti kanë qenë të shtuara masat e sigurisë nga forcat e policisë dhe anti-terrori.

“Mua s'më ka ardhur gjë zyrtarisht që të them që jam nën kërcënim, por kur ka raste të tilla mund të përforcohen me polici me anti-terror siç kemi patur raste të tjera domethënë pas asaj që ndodhi. Kur ka pasur festa kanë ardhur policia domethënë mos ndodh ndonjë incident kjo është. Ndryshon Shqipëria nga gjithë vendet e tjera kjo është dhe merita e shqiptare që nuk janë pjesë e terrorizmit nuk janë pjesë e inatit nuk janë pjesë e të keqes, por janë pjesë e të mirës”- tha Baba Mondi.

Zbulimi dhe identifikimi i kësaj celule bëri të parandalohej sulmi i planifikuar i marsit 2018 pranë Kryegjyshatës gjatë kremtimeve të Festës së Nevruzit, të frekuentuar nga anëtarë të nivelit të lartë të organizatës opozitare iraniane Mujahedeen el Khalq (MEK).

B.K./G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Faik: 25/10/2019 04:18

    Baba KRYEKUSAR Mondi është një KRYEHAJDUT dhe Një KRYEKRRIMINEL që është I Lidhur Kokë e Këmbë me MAFJEN e NDËRTIMIT dhe me NARKO-TRAFIKUN Ndërkombëtar të KOKAINËS dhe HEROINËS !!!!! Baba KUSAR Mondi është I Lidhur KOKË e KËMBË me LSI KOKAINËN dhe LSI PLAÇKITJEN !!!!! Baba HAJDUT Mondi ka VJEDHUR dhe GRABITUR TROJE dhe TOKA SHTETËRORE gjasmë për NDËRTIMIN e TEQEVE apo XHAMIVE , dhe e dini se çfarë ka bërë me ato Baba KRYEHORR Mondi ??????? Ja u ka SHITUR me MILjONA €URO MAFJES dhe MAFJOZËVE të Ndërtimit për KULLA dhe Apartamente 20 Katëshe. !!! Ky është Baba HALE Mondi !!! Baba HAJDUT Mondi është KOKA e KRRIMIT të ORGANIZUAR !!!! Të ARRESTOHET Baba KRYEKUSAR Mondi I LSI KRRIMIT

    Përgjigju
  • Proka: 24/10/2019 22:43

    Paramendoni neve kemi Kryegjyshin Boterore te Bektashinjeve ne Tirane,eshte per te ardhur keq ne care pozite jemi,po nga piku kjo fe mo dhe u shtua per tu bere udheheqesia per tere boten,po te ishte dicka e mire nuk do na takonte dhe ja disi edhe ne zume vendin e pare per dicka. Cudira qe nuk kane fund.

    Përgjigju
  • BRSS: 24/10/2019 22:05

    BABÀ MONDI QE PREDIKON FEN ESHTE HAJDUT I PAPAR KY ESHTE NJE ZAGAR NJE PALAÇO MUTE STERMUTI

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale

Spahiu: Thirrja e Erjonit dhe Belindit në të njëjtën ditë në SPAK, politikë penale dhe jo profesionale