TIRANE- Tetë personat e arrestuar nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe 5 persona të tjerë të shpallur në kërkim, duket se i përkasin një degëzimi të grupit terrorist “Al-Nustra”, që vepron në territorin e Sirisë dhe Libanit dhe që është degë e famëkeqes “Al-Kaeda”. Nga informacionet operative të mbledhura nga agjentët e SHISH dhe të dhënat që njësia e inteligjencës shqiptare ka marrë nga partnerët e saj të huaj, tregohet se kreu i këtij degëzimi në Shqipëri është shtetasi Genci Balla ose Abdurrahim Balla, tashmë i arrestuar.
Grupi terrorist nga të dhënat rezulton të jetë krijuar në 23 janar 2012, gjatë luftës civile në Siri. Shërbimet inteligjente e cilësojnë “Al-Nustra” ose “Fronti Mbështetës për Ithtarët e Lindjes”, si një degë të organizatës terroriste “Al-Kaeda”. Sipas burimeve, kreu i grupimit “Al-Nustra” është Ebu Muhammed el-Jawlani, person ky që drejton veprimet luftarake të grupit në zona të caktuara të Sirisë. Ndërkohë, sipas të dhënave nga prokuroria që nga koha e themelimit të grupit, anëtarët e tij kanë qënë agresivë dhe të suksesshëm, pra një nga forcat më të efektshme rebele në Siri. Grupi “Al-Nustra” është cilësuar si një organizatë terroriste nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australi dhe Mbretëria e Bashkuar.
S’i binden gjykatës
Duke marrë parasysh informacionet rreth këtij grupi, që mendohet se ka dërguar në Siri rreth 70 mercenarë shqiptarë, Gjykata e Krimeve të Rënda është blinduar nga forcat e FNSH dhe RENEA, duke mos lejuar asnjë person të hyjë dhe dalë në gjykatë. Teksa janë nxjerrë para gjykatës, katër të arrestuarit Verdi Morava, Orion Reçi, Astrit Tola dhe Edmond Balla, nuk kanë pranuar t’i binden gjyqtarit Sandër Simoni, duke pretenduar se ata nuk e njihnin si njeriun e drejtësisë, por njihnin vetëm Allahun.
“Nuk njohim gjykatën dhe gjyqet tuaja. Ne njohim vetëm ligjin e sheriatit dhe asnjë institucion tuajin”, janë shprehur para Gjykatës së Krimeve të Rënda. Të arrestuarit kanë refuzuar dhe të ngrihen në këmbë kur gjyqtari Simoni u ka kërkuar të japin gjeneralitetet e tyre. Kjo situatë ka sjellë një debat disa minutësh, kjo pasi dhe të arrestuarit nuk pranojnë mbrojtjen me avokat. Ata pretendonin se avokati i tyre është vetëm Allahu dhe askush tjetër. Madje 42-vjeçari Astrit Tola ka kundërshtuar që ta mbrojë i vëllai i tij, me profesion avokat, Ndriçim Tola. Të njëjtën gjë ka bërë dhe Verdi Morava, që ka refuzuar dy avokatët e siguruar nga familja e tij në Tiranë. Ndaj të gjithë të arrestuarve, gjykata caktoi avokatë kryesisht.
Tetë në burg
Pasi ka dëgjuar pretendimet e prokurores Elisabeta Imeraj, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të lejë në masën e “arrestit në burg” katër të arresturit, duke bërë që numri i personave që janë mbyllur në qeli për këtë çështje të shkojë në tetë. Prokurorja Imeraj, i bëri me dije gjykatës se gjatë hetimeve të kryera, personat e ndaluar kanë ushtruar aktivitet kriminal duke siguruar persona dhe financuar, më pas për t’i dërguar në luftime në Siri.
Prokurorja argumentoi se akuzat për të cilat akuzohen të arrestuarit, konsiderohen të rënda nga legjislacioni shqiptar dhe nisur nga kjo situatë, i ka kërkuar masën e “arrestit me burg”. Kjo kërkesë është miratuar nga gjykata. Ndërkohë nuk dihet nëse ky vendim do të apelohet ose jo nga të arrestuarit, të konsideruar si xhihadistë.
Shkrimi u publikua sot (15.03.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com