Prokuroria ka kërkuar masën “arrest me burg” për 29 vjeçarin, Dijar Xhema nga Mitrovica e Kosovës që ushtroi dhunë dhe tentoi të rrëmbente 3 persona në Vlorë 2 ditë më parë. Sot pritet të jepet edhe masa e sigurisë për Dijar Xhemën. Burime për Report TV kanë mundur të mësojnë se avokati ka depozituar kartelën mjekësore ku sipas tij 29-vjeçari vuan nga çrregullime mendore. Ndërkohë që vet kosovari ka deklaruar se nuk ka lidhje me ISIS por ka qenë nën efektin e drogës kur ka tentuar të rrëmbejë 3 personat. Dijar Xhema tre ditë më parë dhunoi tre persona duke thirrur “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve” .
Ngjarja
Nga hetimet paraprake dhe deklarimet e të lënduarve ka rezultuar se të mërkurën më 17 gusht Dijar Xhema është afruar pranë tyre me makinë dhe me thirrjet “Allahu Akbar”, “Jam i dërguar i Allahut” dhe “Do ju vras të gjithëve” ka dhunuar shtetasit B.N, N.I dhe F.D. Për hetimin e këtij rasti dhe përfshirjen e 29-vjeçarit me thirrjet e ngjashme që përdorin terroristët e ISIS u angazhua Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Njësia Antiterror. Rezulton se Xhema ka hyrë para disa ditësh në Shqipëri dhe në Vlorë ndodhej për pushime. Nga kontrolli i ushtruar në automjetin e tij me targë KS 02300 CO policia nuk ka gjetur armë por një sasi droge dhe po vijojnë hetimet me policinë e Kosovës që po kryen kontrolle në banesën e të riut në Mitrovicë. Nga skeda e tij rezulton se ai është një person me prirje terroriste dhe drejt veprave kriminale ndërsa në Kosovë është proceduar dhe për vrasje dhe kundërshtim të policisë. Dyshimet e hetuesve janë se Xhema është një ndjekës i linjës së ISIS dhe prej kohësh ai është bërë pjesë e veprimeve ekstreme të këtij grupi që në Kosovë ka një numër të konsiderueshëm ndjekësish. Ky shtetas ka kundërshtuar dhe forcat e policisë duke përdorur dhunë ndaj tyre si në momentin e arrestimit dhe shoqërimit për në ambjentet e policisë.
Mediat italiane
Jehona e veprimeve të kosovarit Dijar Xhema që terrorizoi qytetin e Vlorës është shtirë përtej kufijve të vendit. Kjo ngjarje ka zgjuar interes të madh mediatik edhe në shtetin fqinj të Italisë, duke qenë se fjalët e 29-vjeçarit dhe e shkuara e tij e implikojnë në aktivitete terroriste. Sipas “Il giornale” dinamika e ngjarjes mbetet akoma e paqartë. Pasi shpjegon sesi kosovari ka krijuar kaos në qytet e përditshmja italiane shtron disa pyetje. A do t’i realizonte ai rrëmbimet? Me çfarë qëllimi? Çfarë kërcënimesh të tjera u ka bërë kalimtarëve? A i ka sulmuar në të vërtetë apo lënduar me thikë kalimtarët siç u tha fillimisht? Dhe, a gjendemi përballë një rasti të izoluar të një krimineli që këtë e ka thjeshtë lëvizjen e radhës, apo i dyshuari ka pasur kontakte me qarqet radikale dhe ka ndërmarrë një veprim ekstrem të pa planifikuar siç duhet? Sipas një vëzhgimi të profilit të tij në facebook nuk vërehen tendenca radikale, por sigurisht që ky nuk është tregues i mjaftueshëm për ta përjashtuar si pistë hetimi. Të gjitha aspektet duhet të sqarohen sepse mund të gjendemi përballë episodit të parë të “të vetmuarit” në Shqipëri, duke na bërë të supozojmë se ky është rasti i parë i “xhihadit me thika” përgjatë Adriatikut, shkruan “Il Giornale”.
Redaksia Online
XH.K/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com