Aston Villa e John Terry-t do të jetë në Premier League sezonin tjetër. Klubi nga Birmingham-i fitoi përballë Derby County me rezultain 2-1 në finalen e Play-Off e cila do të vendoste skuadrën e tretë që do të shkonte në Premier League, pas kampiones Norwich dhe nënkampiones Sheffield United.
E veçanta e kësaj ndeshje ishte përballja mes dy tranjerëve, të cilët për një kohë të gjatë kanë qenë bashkëlojtarë dhe legjenda të Chelsea-s dhe kombëtares angleze, kapiteni John Terry dhe Frank Lampard.
Edhe pse pa eksperiencë në fushën e trajnimit, Terry dhe Lampard arritën të çojnë skuadrat në vendet kryesuese të Championship, por Aston Villa do të jetë skuadra e cila do të rikthehet në futbollin anglez.
Por vitin tjetër këta dy tranjerë të rinj mund të përballen sërish bashkë. Terry do të jetë me Aston Villa-n vitin tjetër, por zëra mediatikë nga ishulli britanik konfirmojnë se Chelsea ka zgjedhur Frank Lampard si pasuesin e Maurizio Sarrit. Edhe pse tekniku italian kualifikoi Chelsea-n për në Champions League dhe është në finalen e Europa League, në kampin blu dëshira është e madhe për të parë Lampard në krye të stolit.