LEZHË- Dy të rinj mbeten të plagosur me armë zjarri, pasi një konflikti të çastit në Shëngjin.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së enjtes në zonën e Ranës së Hedhur, ndërsa të plagosurit janë Albert Gjinaj, 28 vjeç, banues në Tiranë dhe Gentian Nikolli, 30 vjeç banues në Thumanë.
Plumbat i preken në pjesën e këmbëve dhe u dërguan me urgjencë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Lezhës, nga ku mësohet se ndodhen nën kujdesin e bluzave të bardha jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë policia e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes ai rezultat i veprimeve të shpejta hetimore arriti të identifikoj autoret e dyshuar të plagosjes së dy të rinjeve. Ata janë shtetasit me ininiciale B. C., F. C. dhe K. C. banues në Lezhë.
Blutë kanë ngritur pika kontrolli dhe po vijon krehjen e zonës me qëllim lokalizimin dhe prangosjes e tyre.
Ndërkohë në cilësinë e proves materiale u sekuestrian 3 gëzhoja pistolete, ndërsa janë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona me qëllim zbardhjen e ngjarjes e cila dyshohet të ketë ndodhur, pas një konflikti të çastit për motive ende të paqarta.
Zona e Ranës së Hedhur është mjaft e frekuentuar gjatë kësaj periudhe të sezonit turistik dhe në momentin e ngjarjes ka patur lëvizje të shumta të pushuesve dhe turisteve, duke sjellë frikë dhe panik tek këta të fundit.
'Rreth orës 22:00, në Shëngjin, në një lokal në vendin e quajtur "Rana e Hedhun" dyshohet se gjatë një konflikti të çastit, janë plagosur me armë zjarri lehtë në këmbë shtetasit A.Gj, 28 vjeç banues në Tiranë dhe G.N. 30 vjeç, banues në Thumanë, të cilët ndodhen në spital për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve, konkretisht shtetasit B. C., F. C. dhe K. C., dhe vijon kontrolli i zonës për kapjen e tyre. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.'- njofton policia.