Presidenti Ilir Meta nuk ka zgjedhur që të bëjë komente lidhur me akuzat e opozitës se qeveria ka blere teste me çmim shumë herë më të lartë se tregu. Ai shtoi se në një situatë të tillë pandemie, thelbi është transparenca. "Lidhur me shqetësimet që ka ngritur opozita, unë dua të vlerësoj që këto kufizime, që imponohen për shkak të një pandemie globale,duhet të shërbejnë vetëm për të rritur përgjegjshmërinë në menaxhimin e kësaj krize dhe mënyra më e mirë për të rritur këtë përgjegjshmëri, por edhe efektivitetin e këtyre masave, është rritja e transparencës.
Aq më tepër që kemi të bëjmë me një vëmendje të shtuar të të gjithë qytetarëve për çdo veprim apo mosveprim, me përgjegjësi apo pa përgjegjësi, me transparencë apo jo nga të gjitha institucionet përfshirë edhe qeverinë apo pushtetin vendor. Unë mund të apeloj vetëm për t’u rritur transparenca, për t’u respektuar ligjshmëria e të gjitha akteve dhe e të gjitha veprimeve, për të mos lejuar asnjë spekulim dhe sigurisht që është dhe detyra e organeve të drejtësisë të flasin për akuza konkrete dhe unë i inkurajoj në këtë drejtim", tha Meta.
Lajmi kryesor:
Meta dekreton ndryshimet në Kodin Penal për COVID-19: I mbështes, të plotësohet kuadri ligjor dhe të informohen qytetarët (VIDEO)
B.K./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
57%
-
Jo
40.4%
-
Nuk e di
2.6%
Vota total: 5014
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kryeministri Rama viziton Romën të hënën për prezantimin e ‘Giro d'Italia’! Nuk ka konfirmim për takim me Melonin
10 Janar, 22:02
-
Zgjedhjet në ‘Studio Live’/ Dash Sula: Të kihet kujdes me listat e deputetëve, që PD të mos bjerë sërish në krizë! Sulo: Rama po eliminon zërat kundër në parti
10 Janar, 19:30
-
Ylli Pata: Misteri i negociatave të fshehta të Sali Berishës me mazhorancën
10 Janar, 19:16
-
SPAK përfundon hetimet për laboratorin e kokainës në Xibrakë: Asnjë provë për përfshirjen e Olsi Ramës! Bardhi i sulmon: Jeni qesharakë
10 Janar, 17:40
-
Lagjja historike e Zdrales në Shkodër do kthehet në pedonale! Rama me Benet Becin inspektojnë punimet
10 Janar, 14:52
-
Shkodër/ Rama viziton Poliklinikën e Specialiteteve, do ofrojë 22 shërbime! Risi në specialitete si kirurgjia, ortopedia apo infektivi
10 Janar, 13:44
-
Rama i përgjigjet 'Sy më sy' komentuesit: Së shpejti paketa e dytë mbështetëse për panelet diellore për familjarët
10 Janar, 10:59
-
Vijon puna në kantierin e rrugës Shirokë–Zogaj, Rama: Investim me rëndësi për zhvillimin e turizmit në zonë
10 Janar, 09:10
-
Spahiu: Votuesit e PD dhe PS nuk ndikohen nga akuzat që SPAK bën për liderët e tyre politikë
9 Janar, 22:21
-
Mbrëmja Gala/ Rama: Mbështetja e qeverisë për sportin do rritet! Batuta me kreun e KOKSH: Në rini Fideli ishte kampion sporti dhe i femrave
9 Janar, 19:21
-
Debati në ‘Studio Live’/ Haklaj: Rama mban peng Berishën, PD do i kalojë Argitës! Saliu shiti Salianjin te amnistia, sepse i doli me hu te selia më 2021
9 Janar, 18:10
-
Për 3 ditë nis regjistrimi i emigrantëve për zgjedhje, Rama rikthen turin me diasporën! Dërgon drejtuesit politikë në Greqi dhe Itali
9 Janar, 17:10