Testet serologjike në popullatë, mjeku: Kujdes, nuk tregon nëse jeni të prekur! Përdorimi i maskave të bëhet edhe në rrugë (VIDEO)

Doktori imunolog, Genc Sulcebe, thotë se shifrat e larta të të prekurve me COVID-19 priteshin që kur u mor vendimi për lëshimin e masave. Në një intervistë të dhënë për 'Report TV' ai deklaron se mjeti i vetëm që parandalon infektimin është maska dhe sugjeron që ajo të përdoret edhe në rrugë.

"Kemi një rritje të përhapjes së infeksionit, që vjen pas asaj mbyllje të fuqishme, ndërsa më pas filloi një aktivitet normal. Në fakt u harrua pak ideja që ne duhet të bashkëjetojmë me këtë pandemi. Mos mbajtja e maskave, që është mjeti i vetëm për ta parandaluar, bëri që te kemi një përhapje të gjërë. Mbajtja e maskave, duhet të jetë vazhdimisht, edhe në rrugë do ishte mirë."

I pyetur përse koronavirusi nuk bën më dallime dhe po preken të gjithë kategoritë Sulçebe përgjigjet:

"Kur një infeksion viral futet për herë të parë do preken të gjithë. Prekshmëria është në proporcion me moshën. Më të rrezikuarit janë ata mbi 65 vjeç. Nëqoftëse përhapet infeksioni padiskutim që do të ketë edhe shenja më të rënda. Ne duhet të kujdesemi që ta parandalojmë, jo vetëm që të kurohemi."

Ndërkohë për analizën serologjike doktori thotë se duhet të bëjmë kujdes. Sipas tij ajo ndihmon të dimë nëse kemi krijuar apo jo antitrupa, që përkthehet në imunitet, por nuk tregon nëse e kemi apo jo aktualisht koronavirusin.

"Një gjë duhet të dimë që testet serologjike nuk janë diagnostifikuese, por tregojnë nëse ka qenë në kontakt me infeksionin. Të paktën një muaj më parë. Gjëja e parë duhet bërë tamponi, ndërsa testi serologjik mund të bëhet pozitiv vetëm 10 ditë pas infeksionit. Nuk ka vlerë diagnoze të menjëhershme. Duhet të dimë gjithashtu se mungesa e antitrupave nuk do të thotë se jemi të pambrojtur, pasi ka imunitete të cilat e përballojnë.

Nga testet serologjike ka dalë se 8 përqind e mjekëve e kanë kaluar koronavirusin. Përafërsisht nga 5-7% të popullatës, sipas një studimi të bërë në Tiranë, kanë kaluar infeksionin.

Unë rekomdoj që teste serologjike ti bëjnë ata persona që mendojnë se e kanë kaluar koronavirusin dy javë më parë. Për të kuptuar nëse kanë anti trupa ose jo. Nëse kanë do të thonë se e kanë kaluar dhe sduhet të kenë më frikë, sepse probaliteti për t'u riinfektuar është shumë e vogël."

Kush kategori duhet të marrë vitamina?

"Për parandalimin e këtij infeksioni është mos kontakti me njerëzit. Të qëndrojmë mbi dy metra dhe të mbajmë maskë. Nëse infektohemi duhet t'i japim mundësi sistemit të punojë në mënyrë infeksionale. Në ditën e 10-12 krijohen anti trupa. Në radhë të parë duhet të jemi të qetë, sepse stresi dhe frika nuk ndihmon. Në 99% do shkojë mirë.

Nuk ka medikamente që e shërojnë. Vitaminat ne i kemi në rast se jemi ushqyer mirë. Vitamina D dhe C ndihmon, zinku. Këto tre elemente së bashku me një ushqyerje sa më e rregullt, por pa kaluar në mbiushqyerje, janë elemente që na ndihmojnë,"--shprehet mjeku.

Ne.k./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)

Kickbox/ Skandal në Malin e Zi, arbitri godet me trofe në fytyrë trajnerin kosovar (Video)