TIRANE- Publikohen pikët e testimit “Mësues për Shqipërinë” për 3800 mësues. Ministria e Arsimit pasi ka korigjuar testet ka zbardhur pikët për secilin kandidat. Mbi këto pikë do të kryhet edhe punësimi i mësuesve që kanë marrë pjesë në testim. Sipas Ministrisë së Arsimit mësuesit që kanë marrë më shumë pikë do të kenë mundësi të zgjedhin vendin e punës. Ndërkohë për pjesën tjetër të arsimtarëve, punësimi do të kryhet me rend zbritës. Pra i pari do të punësohet një mësues që ka marrë 64 pikë, më pas ai që ka 63 e kështu me radhë.
/Shqiptarja.com









