Testimi elektronik, eleminohet
mundësia e votimit të dyfishtë

TIRANE - Provat e tetimit për verifikimin elektronik të zgjedhësve që do të bëhet në Qarkun e Tiranës, pritet që të bëhen javën e parë të muajit qershor. KQZ ka dhënë garanci se një votues nuk mund të votojë dy herë, pasi pajisja elektronike identifikon votuesit që janë regjistruar një herë.

“Lidhur me testin e Sistemit Elektronik të Verifikimit dhe regjistrimit të zgjedhësve (SEV), KQZ dt ditë më parë zhvilloi testin (jozyrtar) për projektin pilot që do të implementohet në qarkun e Tiranës për zgjedhjet parlamentare të 23 Qershorit 2013.

Lidhur me aludimet në shtypin e shkruar se një person mund të votojë në më shumë se dy Qendra Votimi njëkohësisht, KQZ thekson se “kriteret për përfshirjen e një personi në listën e zgjedhësve”…. të regjistrohet zgjedhës në listën e vetëm një zone apo qendër votimi, çka do të thotë që Komisioni i Qendrës së Votimit bën verfikimin e emrit në listën e zgjedhësve dhe vetëm pas konfirmimit sipas procedurës së përcaktuar në nenin 105 të Kodit Zgjedhor “Për paraqitjen e zgjedhësit në Qendrën e Votimit”, lejohet kryerja e votimit”, thuhet në njoftimin zyrtar të KQZ.

Gjithashtu KQZ sqaron se, “pas hedhjes së të dhënave nga pajisjet e leximit të qendrave të Votimit në KQZ, njësia qendrore prodhon një raport nëse rezulton një e dhënë nga i njëjti dokument që është regjistruar më shumë se një herë si dhe gjeneron raporte specifike në lidhje me to. Ky proces do të kryhet në një kohë të shkurtër”.

Shkrimi u botua sot në gazetën Shqiptarja.com (print) 19.05.2013

Redaksia Online
(b.m/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 10 Janar, 11:51

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?



×

Lajmi i fundit

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës

Mali i Zi, kërkohet hetim ndërkombëtar për masakrën Cetinjës