Testimi i mësuesve për vendet
e lira, pa probleme në rrethe

Rreth 8100 mësues në të 12 qarqet e vendit i janë nënshtruar testimit kombëtar për mbi 2 mijë e 700 vende të shpallura të lira nga Ministria e Arsimit. Ku shumë prej tyre kanë aplikuar nëper rrethe.
 
VLORË -Në qytetin e Vlorës janë testuar 330 mësues të organizuar nga Ministria e Arsimit. Testimi u krye në dy ambinete në qytetin e Vlorës, përkatësisht shkollën e mesme “Ali Demi” dhe “Halim Xhelo”, ku janë përfshirë edhe mësues nga Saranda dhe Delvina.

Ndërkohë mësues të rinj dhe të vjetër në profesion kanë zgjedhur t’i nënshtrohen testimit për të provuar njohuritë e tyre.
 
FIER - Në Qarkun e Fierit janë futur për testim 624 kandidatë të cilët do të kalojnë fazën e testimit me shkrim. Pas verifikimit të dosjve 74 kandidatë nuk janë pranuar për tu testuar duke iu bërë një kontroll të imtësishëm. Testimi u zhvillua në dy shkolla të mesme të qytetit “Janaq Kilica” ku u testuan 412 kandidat dhe 212 kandidate në shkollen “Perikli Konomi”.
 
LEZHË - Sapo u hapën dyert e testimitë mësuesve në Lezhë, menjëherë u skualifikuan 90 aplikantë për mësues për mangësi në dosje si dhe pa arsim përkatës. Ndërsa i janë nënshtruar testimit 200 aplikante. Drejtori i arsimit në Lezhë Bardhok Pulaj shprehet se ky testim është i rëndësishëm për punësimin e mësuesve në të ardhmen duke hequr këtë atribut nga drejtori i arsimit apo personave të tjerë. Rezultati i testimit do të jetë një dëshmi se ky kontigjent mësuesisht e meriton të jetë përgatitësi i brezave.
 
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 8 Janar, 21:20

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)

VIDEO/ Shqiptari hero bën xhiron e mediave në Britaninë e Madhe, shpëton gruan nga përmbytjet në Leicestershire (EMRI)