TIRANE - Plot 2278 mësues që janë pa arsimin përkatës do të zëvendësohen me 2278 të tjerë. Shifrat u bënë publike dje gjatë konferencës nga Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla si dhe nga kreu i qeverisë, Edi Rama. Do të jenë mbi 7 mijë konkurrentë të cilët do të testohen për dijet e tyre dhe më pas do të punësohen në vendet e mbetura bosh.

“Mbi 2278 mësues janë pa arsimin përkatës. Aty ku prezenca e këtyre mësuesve është më e madhe, rezultatet kanë qenë mizerabël. Ku është më pakët, rezultatet më të mira. Këta 2278 mësues duhet të largohen dhe do të zëvendësohen me 2278 të tjerë. Kjo do të bëhet nëpërmjet portalit që kemi hapur dhe nëpërmjet një testimi me të gjitha rregullat në 12 qarqet e vendit” u shpreh Rama.

Nga ana tjetër Ministrja Nikolla deklaroi se deri ditën e djeshme kanë aplikuar 7.475 kandidatë për mësues, nga të cilët 58.9 % janë të gatshëm të shërbejnë edhe jashtë vendbanimit të tyre.

vendet vakante

Redaksia online
(e.s/shqiptarja.com)