Testimi për rritjen e pagës së
mësuesve, ja pyetjet që do bien

Testimi për rritjen e pagës së<br />mësuesve, ja pyetjet që do bien
Ministria e Arsimit ka publikuar programet orjentuese për provimin e kualifikimi për mësuesit. Ky testim do të zhvillohet në datën 15 prill dhe mësuesit kanë mundësi që të përfitojnë rritje page prej 5-10%.

Ministria e Arsimit thotë se mësuesit duhet të bazohen tërsisht te programet orjentuese, pasi prej andej do të jenë edhe pyetjet.

Gazeta publikon sot programet orjnetuese për provimin e kualifikimit në profiling Gjuhë-Letërsi, Matematikë dhe për Arsimin Fillor. Para se të japin provimin mësuesit duhet që të plotësojnë një formular aplikimi.

Gjithashtu mësuesit duhet të dorëzojnë dosjen pranë Drejtorive Arsimore brenda datës 10 shkurt, në mënyrë që të marrin pjesë në procedurat e kualifikimit.

Ndërkohë rritja e pagës prej 5% do të bëhet për ata mësues që kanë të paktën 5 vite përvojë dhe që arrijnë të marrin provimin e kualifikimit. Paga prej 10% do të rritet për mësuesit që kanë nga 10-20 vite punë, që gjithashtu duhet të kalojnë me sukses provimin e kualifikimit.

“Programi i zhvillimit profesional të mësuesve për efekt kualifikimi synon: - të ofrojë një program orientues për t’u ardhur në ndihmë të gjithë mësuesve të ciklit fillor në arsimin parauniversitar për të realizuar veprimtaritë kualifikuese dhe trajnuese, si dhe DAR/ZA-ve, për të organizuar zhvillimin profesional të mësuesve.

Në këtë aspekt programi mund të plotësohet nga DAR/ZA-të përkatëse, sipas kushteve dhe mundësive konkrete; -të ofrojë një program të detyruar, për të cilin mësuesit do të përgatiten, për të përballuar me sukses kërkesat që ka testimi kombëtar”, thotë Ministria e Arsimit.





  • Sondazhi i ditës:

    Ervin Salianji dënohet me 1 vit burg për kallëzim të rremë, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi

Tetori, një muaj i pafat për këto shenja horoskopi