/ATSH-AFP/ - Tetë ish-anëtarë të forcave krato-boshnjake, të dyshuar për krime lufte kundër civilëve gjatë luftën ndërkomunitare në vitet 1992-95, u arrestuan sot, theksuan burime gjyqësore.

Tetë të dyshuar, disa prej të cilëve kanë qenë oficerë në atë kohë, u arrestuan në Mostar, Citluk dhe Ljubuski, në jug të vendit, theksoi prokuroria në një komunikatë.
Ata dyshohen për kryerje, nga muaji prill 1993 dhe mars 1994, të krimeve të luftës kundër rreth 200 të burgosurve civilë myslimanë, prej të cilëve gra dhe fëmijë, në një qendër ndalimi që ishte ngritur në Ljubuski, sipas të njëjtit burim.

"Të burgosurit janë mbajtur në kushte çnjerëzore, janë torturuar, vrarë dhe keqtrajtuar në mënyrë poshtëruese", konfirmoi i njëjti burim.
Bëhet fjalë për një çështje që i është dorëzuar drejtësisë boshnjake nga Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (TPIY).
Lufta e Bosnjes ka shkaktuar rreth 100 000 të vdekur./