Tetori rozë, vendosen 2 mamografi të lëvizshme nëTiranë! Onkologjiku: Dyfishim rastesh në krahasim me një vit më parë! Ministrja: Manastirliu: Terapi falas për çdo grua

Edhe pse nuk ndjen asnjë shqetësim, Liri Meslani, nuk i neglizhon ekzaminimet për kancerin e gjirit. Ndërsa pret t’i nënshtrohet kontrollit në mamografinë e lëvizshme në sheshin Skënderbej, 69-vjeçarja zbulon se kur i nisi kontrollet rutinë, ndërsa bën thirrje që shembullin e saj ta ndjekin të gjitha gratë e vajzat. E njëjta thirrje vjen dhe nga dy gra që e kanë fituar betejën me këtë sëmundje.

Me moton “Vrapo për jetën”, Ministria e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, tha se përmirësimi i kurave, ka rritur jetëgjatësinë e pacienteve.

“Ajo çfarë ka ndryshuar në këto vite është mbështetja për trajtimin e grave. Nëse deri para pak vitesh nuk mendohej trajtimi me imunoterapi, me terapi të targetuar kundër kancerit të gjirit sot jo vetëm që është e mundur, po është e mundur për çdo grua dhe është falas, me terapi të shtrenjta të cilat i kanë mundësuar grave të jetojnë gjatë dhe të shërohen nga kanceri. Kemi dyfishuar buxhetin për terapitë në Shërbimin Onkologjik”, tha Manastirliu.

Duke folur për ekzaminimet falas, Manastirliu u shpreh: “Ne kemi siguruar që çdo spital rajonal të ketë mamografi. Mamografia për çdo grua është falas në çdo ditë të vitit, ndërsa në tetor shërbimi ofrohet edhe pasdite, edhe të shtunën. Duhet që çdo grua të dijë që mamografitë e lëvizshme janë kudo në Shqipëri për të kryer diagnostikimin kundër kancerit të gjirit”.

Pjesë e aktivitetit ndërgjegjësues u bë edhe ambasadorja amerikane Yuri Kim.

‘SHBA kanë si qëllim të përgjysmojnë shkallën e vdekjeve nga kanceri brenda 25 viteve të ardhshme. Nëse ne patëm mundësi ne me siguri do të kemi mundësi të përgjysmojmë shkallën e vdekjeve nga kanceri i gjirit. Ndërsa ne i mbështesim dhe financojmë këta ekspertë, ne mund të bëjmë diçka të thjeshtë të shkojmë dhe të bëjmë një mamografi.’- u shpreh Kim.

Pas stacionimit këtë të mërkurë në Tiranë, mamografitë e lëvizëshme do të jenë në të gjithë vendin për një muaj dhe do të ofrojnë shërbim falas. 

Sipas të dhënave të siguruara nga spitali Onkologjik, këtë vit është dyshuar numri i pacienteve me kancer gjiri në krahasim me vitin e kaluar. Në 12 muajt e fundit janë konstatuar 1115 raste, 40% e tyre janë trajtuar me ndërhyrje kirurgjikale dhe 60% me kimioterapi.

Qeveria shqiptare ka miratuar në vitin 2020 një program kombëtar të depistimit të kancerit të gjirit, për të garantuar që çdo grua të kryejë periodikisht kontrollin e gjirit, duke garantuar një paketë të plotë shërbimesh që nis:

-   nga informimi, këshillimi, në qendrat shëndetësore;
-   tek ekzaminimi i mamografisë në poliklinika, spitale dhe përmes njësive të mamografëve të lëvizshëm
-   shërbimet e konfirmimit të diagnozës dhe trajtimit në Qendrën Universitare ‘Nënë Tereza’ por edhe në spitalet rajonale, me njësitë e kemioterapisë.

Të dhënat tregojnë se ka një trend në ulje të vdekshmërisë së stadardizuar, që lidhet me diagnostikimin e hershëm dhe kryesisht me trajtimin e sëmundjes.

M.Q./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor

Kryeministri i Belgjikës: BE, i vetmi partner i besueshëm për Ballkanin Perëndimor