Tirana është kthyer shpejt te fitoret dhe këtë e ka bërë në ndeshjen më të rëndësishme të javës së 14 të Superligës kundër Teutës. Bardheblutë ia dolën me rezultatin 2-1 edhe pse në kampin durrsak kishte optimizëm pas rikthimit te trajnerit Edi Martini. Më këtë trepikësh, falë golave të Totres dhe Seferit, Tirana vijon të ruajë diferencën me 3 pikë me Kukësin ndjekës si kryesuese e Superligës.
Ndërkohë po të dielën verilindorët mposhtën 2-1 me përmbysje Partizanin. Të kuqtë tregojnë edhe njëherë se këtë sezon e kanë të vështirë të luftojnë për vendet e para në kampionat.
“Na vjen keq sepse kemi bërë një pjesë të parë pothuajse perfekte, por kemi shpërdoruar jashtë mase. Problem është se ne po na godasin në mënyrë të njëpasnjëshme. Po na rikthehen gabimet e fazës së parë,”-u shpreh Ilir Daja, trajner i Partizanit.
“Çdo 3 pikë janë të rëndësishme, pork jo ka më shumë vlerë sepse fituam kundër Partizanit. Luanim ndaj një kundërshtari të vështirë. Nuk e di se sa klube mund të reagonim ashtu si reagum ne pas një goli të pësuar,"-tha Diego Longo, trajner i Kukësit.
Sfida tjetër e së dielës mes Egnatias dhe Laçit u fitua 0-2 nga kurbinasit.