Në takimet e orës 16:45 të Superligës Teuta e cila këtë sezon luan për titullin kampion nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1-1 me Skënderbeun pavarësisht se kaluan të parët në avantazh.
Në Durrës ndeshjen e zhbllokoi Rubin Hebaj në minutën e 10, ndërsa korçarët barazuan me Meksin në minutën e 34.
Ndërkohë Vllaznia ka mposhtur 2-0 Apoloninë debutuese në Shkodër, me golat e Imamit dhe Dungës. Duket se kuqeblutë janë në një formë të përkryer pasi vetëm të dielën shkatërruan 7-0 Devollin në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Shqipërisë.
Komento
po pse o Ernest si te duket Skenderbeu ? vetem nga emri trembet kundershtari.
Përgjigju