Thaçi: Besoj se Beogradi nuk
do ta zvarrisë procesin
“Definitivisht pres që të arrihet marrëveshje për Energjinë dhe Telekomunikacionin ne këtë takim. Gjërat janë përafruar shumë, sa i përket Kosovës çdo gjë është e mbyllur mes Bashkimit Evropian, theksoi Thaçi në një intervistë për RTK-në.
PRISHTINE - “Definitivisht pres që të arrihet marrëveshje për Energjinë dhe Telekomunikacionin ne këtë takim. Gjërat janë përafruar shumë, sa i përket Kosovës çdo gjë është e mbyllur dhe Bashkimit Evropian. Ka mbetur Serbia t’i tejkaloi disa çështje. Besoj se Beogradi nuk do ta zvarrisë këtë proces dhe marrëveshja do të arrihet me 8 shtator kur edhe do të ndodh takimi”, theksoi Thaçi në një intervistë për RTK-në.
Shefi Qeverisë së Kosovës, Hashim Thaçi, duke folur për shuarjen e tërësishme të strukturave paralele në veriun e Mitrovicës, tha se do te respektohet marrëveshja e 19 prillit në përpikëri, ku edhe shihet shuarja e plotë e gjitha strukturave duke filluar nga ato të sigurisë, gjë e cila do të ndodhë së shpejti.
“Do te respektohet marrëveshja e 19 prillit që është arritur mes Kosovës dhe Serbisë që të shuhen ne tërësi strukturat paralele që veprojnë në veriun e Mitrovicës. Pas kësaj do të hapët perspektiva për serbet e veriut të Mitrovicës. Ne tani po organizojmë zgjedhje të lira demokratike për here të parë në veriun e Mitrovicës, ku serbet do te kenë mundësi të dalin t''i votojnë liderët e preferuar të tyre në mënyrë që të hapin rrugën për investime të mëdha të qeverisë së Kosovës në këtë pjesë të vendit tonë”, theksoi ai.
Kryeministri Thaçi, ka folur përsëri për logon e fletëvotimeve, ku për këtë çështje tha se do të vendosë
KQZ-ja. Thaçi tha se me vendimin e KQZ-së duhet të pajtohen edhe serbët e veriut, ngaqë, sipas tij, ata duhet të integrohen në shoqërinë kosovare. Shefi i Qeverisë, Hashim Thaçi tha se pret që zgjedhjet e 3 nëntorit të kalojnë pa ndonjë problem por rikujtoj që mundë te ketë pengesa nga ata që siç i quajti ai individ që kanë penguar integrimin e veriut të Mitrovicës.
Por, ai porositi ata se nuk do te ketë asnjë forcë që do ta ndalë demokratizimin dhe normalizimin e asaj pjese të Kosovës. Ndërsa i pyetur se kur do ta vizitoi veriun e Kosovës, ai deklaroi se është me rendësi që janë të vendosur strukturat shtetërore edhe në ate pjesë të Kosovës, dhe se është duke funksionuar çdo gjë atje dhe së shpejti do të jetë për vizitë edhe në tri komunat e veriut të shtetit të Kosovës.
Marrë nga Koha.net
Redaksia online
(ar.sh/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.4%
-
Jo
41.1%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5613
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40