Thaçi: Kosova e ka përmbyllur
dialogun për energjinë e telekomin
"Marrëveshjet për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit për Kosovën tashmë janë kapitull i përmbyllur në dialogun me Serbinë", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
PRISHTINE- "Marrëveshjet për çështjet e energjisë dhe telekomunikacionit për Kosovën tashmë janë kapitull i përmbyllur në dialogun me Serbinë", ka deklaruar kryeministri Hashim Thaçi.
Këto komente, Thaçi i ka bërë gjatë mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, ku ai ka folur në lidhje me takimin e fundit të zhvilluar në Bruksel me homologun e tij nga Serbia, Ivica Daçiç, me ndërmjetësimin e baroneshës Catherine Ashton.
Sipas kryeministrit të Kosovës, jo vetëm Prishtina, por edhe Brukseli dhe baronesha Ashton konsiderojnë se për energjinë dhe telekomin, dialogu është përmbyllur.
Kryeministri Thaçi e ka vlerësuar pozitivisht këtë fazë të zbatimit të marrëveshjes për normalizimin e raporteve me Serbinë. Ai ka thënë se strukturat paralele të sigurisë në veri të Kosovës po pushojnë së funksionuari, përfshirë edhe ato të drejtësisë. Kurse, ka ftuar serbët e komunave veriore që të marrin pjesë në zgjedhjet e ardhshme lokale të 3 nëntorit.
“Shpresoj dhe besoj plotësisht se do të respektohen të gjitha afatet kohore për regjistrimin e partive politike, iniciativave qytetare edhe në veri, për pjesëmarrje në zgjedhjet e 3 nëntorit.
KQZ-ja po i kryen të gjitha përgatitjet e nevojshme dhe të domosdoshme për këtë qëllim”, ka thënë Thaçi.
Përderisa pala kosovare e interpreton marrëveshjen e arritur me Beogradin si një kurorëzim të angazhimeve për shtrirjen e autoritetit të shtetit të Kosovës edhe në komunat veriore, Beogradi, në anën tjetër, ka një interpretim më ndryshe.
Shefi i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Aleksander Vulin, u ka thënë mediave serbe se dalja e komunitetit serb në zgjedhjet e 3 nëntorit, nuk nënkupton njohjen e shtetit të Kosovës.
Sipas tij, marrëveshja me Prishtinën është neutrale në raport me statusin e Kosovës dhe përderisa është e tillë, do ta ketë mbështetjen e Qeverisë së Serbisë dhe do ta ketë edhe përkrahjen e serbëve të Kosovës.
Deri më tani, nuk është raportuar për ndonjë subjekt politik nga komunat veriore që ka shprehur interesim për pjesëmarrje në zgjedhje, mirëpo sipas informacioneve që qarkullojnë, besohet se ky komunitet i koordinuar edhe nga Beogradi, do të garojë me një listë të përbashkët qytetare në zgjedhjet e ardhshme komunale në veri.
Ndërkaq, subjektet aktuale politike që përfaqësojnë serbët e veriut, kanë paralajmëruar që në start bojkotimin e këtyre zgjedhjeve.
Marrë nga "Radio Evropa e Lirë"
Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
56.9%
-
Jo
40.6%
-
Nuk e di
2.5%
Vota total: 5188
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32
-
Speciale/ Zgjedhjet 2025, ja si do regjistrohet një emigrant për të votuar! Celibashi për Report Tv: Qeveria 5 mln euro për të paguar postën, por duhet ndryshuar Kodi
2 Janar, 11:40