Thaçi: Nëse SHBA, NATO e BE s’i
bindin serbët,ushtria formohet me ligj

Thaçi: Nëse SHBA, NATO e BE s’i<br />bindin serbët,ushtria formohet me ligj
Hashim Thaçi ka vendosur të shkojë përpara me projektin e tij për themelimin e Ushtrisë pavarësisht SHBA dhe NATO kanë kërkuar që ky proces të bëhet përmes Kushtetutës.

Sidoqoftë, Presidenti i Kosovës ka thënë se përmes ndryshimeve kushtetuese s’ka mundësi të bëhet ushtria pasi serbët nuk votojnë dicka të tillë.

Ai shtoi se nëse ndërkombëtarët s’i bindin serbët, atëherë, Ushtria do të themelohet përmes Ligjit.

“Por nëse edhe bashkësia ndërkombëtare nuk e bind Beogradin që të tërhiqet prej atyre reagimeve negative, agresive dhe destruktive në raport me Kosovën dhe aspak perëndimore, atëhere ne jemi zot të vetes dhe do të lëvizim me projektligj”, ka thënë ai.

“Çështja e ushtrisë është e pandalshme, do të lëvizë përpara e do të realizohet suksesshëm”, ka shtuar ai, në një intervistë për mediat vendase.

Por ndërkohë një ditë më parë kreu i qeverisë Mustafa u shpreh se nuk mund të krijohet ushtria pa mbështetjen e Amerikës e e kundërshton procesin e transformimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri.

Amabsadori amerikan u shpreh se një gjë e tillë nuk duhet të bëhet pa ndryshimet kushtetuese.


Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Ku po i kaloni pushimet e verës?



×

Lajmi i fundit

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë

Humbi jetën pasi ra nga shtylla e tensionit në Patos, reagojnë Sindikatat për punëtorin egjiptian: Përgjegjësit të dalin para drejtësisë