Thaçi: Së shpejti pres të takohem
me liderët e komunave të Veriut
Thaçi pret që në të ardhmen e afërt, të takohet dhe të bisedojë për mundësitë që Qeveria e Kosovës ka për të investuar në projekte edhe në atë pjesë të Kosovës”.
PRISHTINË - Kryeministri Hashim Thaçi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë së Kosovës ka shprehur edhe një herë falënderim për gjithë spektrin politik dhe qytetarët e Republikës së Kosovës për nivelin e organizimit të zgjedhjeve lokale me 3 nëntor dhe 1 dhjetor, që janë vlerësuar me standarde të larta ndërkombëtare.
“Zgjedhjet u organizuan në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, ku u zgjodhën liderët legjitimë edhe në katër komunat në veri të Mitrovicës. Unë pres që në të ardhmen e afërt, të takohem dhe të bisedoj për mundësitë që Qeveria e Republikës së Kosovës ka për t’ju ndihmuar, për të investuar në projektet të rëndësishme për ndërrimin e gjendjes për të mirë edhe në atë pjesë të Kosovës”, ka thënë kryeministri Hashim Thaçi.
Kryeministri ka vlerësuar angazhimin e të gjithë spektrit politik në Republikën e Kosovës për përmbylljen e reformës zgjedhore. “Zgjedhjet lokale ishin mjaft mirë të organizuara, me standard shumë të lartë, por unë kam besim të plotë se me përmbylljen me sukses të reformës zgjedhore, zgjedhjet e përgjithshme në vitin 2014, do të jenë të një standardi edhe më të lartë. Ne do të punojmë të gjithë që ky proces të përmbyllet sa më shpejt që është e mundur dhe të respektohen përfaqësimi gjinore dhe respektimi afirmativ i minoritarëve, në mënyrë që të vazhdojmë kapitullin e rëndësishëm, atë të integrimit euroatlantik për Kosovën”, tha kryeministri Thaçi.
Kryeministri ka theksuar se Qeveria e Kosovës do të mbështes reformën zgjedhore që ajo të përmbyllet në fillim të vitit të ardhshëm, në mënyrë që t’i kemi përgatitjet profesionale në mënyrë që
KQZ-ja të ketë mundësi, hapësirë dhe kohë për organizimin e zgjedhjeve të përgjithshme gjatë vitit të ardhshëm. “Jam optimist që ky proces do të përmbyllet me kohë, mirë dhe me një konsensus të plotë të spektrit politik kosovar” ka thënë kryeministri, Hashim Thaçi në fjalën e hapjes së mbledhjes së Qeverisë.
Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
10 Janar, 11:51
A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?
-
Po
51.1%
-
Jo
46.5%
-
Nuk e di
2.3%
Vota total: 7057
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Vota historike për zgjedhjet! Nis regjistrimi i diasporës, aplikojnë mbi 900 emigrantë! Kryeson Italia e Gjermania, dominojnë burrat me 80%
11 Janar, 07:25
-
‘Studio Live’/ Logu: Demokratët Euroatlantikë të vetëm në zgjedhje, 13-15 mandate! Jakaj: Celibashi politik, kërkojmë kandidimin në një listë me PD, Basha-Kryemadhi gabuan
10 Janar, 17:52
-
Nesër hapi i parë i procesit historik, diaspora nis regjistrimin për zgjedhjet e 11 majit! Çfarë duhet të dinë emigrantët
10 Janar, 15:38
-
Dështojnë negociatat! PD bllokon votimin elektronik në qarqe, do testohen vetëm në disa qendra në Tiranë
10 Janar, 15:33
-
Zgjedhjet e 11 majit, Rama mbledh drejtuesit politikë në PS! Fokusi te vota e diasporës
9 Janar, 16:53
-
KQZ 'kënaq' PD e PS, diaspora do të sqarohet me SMS për gabimet në regjistrim, mund të riaplikojnë
9 Janar, 15:51
-
Diaspora voton! Të shtunën hapet regjistrimi për emigrantët, në KQZ partitë ende debat të ‘ndezur’
8 Janar, 16:13
-
Vota e diasporës kërkon ndërhyrje në Kod Zgjedhor, PS-PD drejt negociatave! Duhen afate të reja, mazhoranca gati 'të lëshojë' numërimin në KQZ
7 Janar, 19:04
-
Eduard Zaloshnja: 3.73 milionë shtetas në moshë për votim dhe 900 mijë fëmijë e adoleshentë
7 Janar, 12:15
-
Zgjedhjet/ Nga 11 janari, qeveria e bashkitë ‘kyçen’ për fushatë, ndalohen legalizimet e bonuset! KQZ skuadër për monitorimin e politikanëve në internet
6 Janar, 16:25
-
Zgjedhjet 2025/ Taulant Balla thirrje diasporës të regjistrohet prej 11 janarit: Fleta e votimit pas plotësimit duhet nisur për në Shqipëri
5 Janar, 16:46
-
KQZ testim teknik Platformës Elektronike të Regjistrimit në prani të Shoqërisë Civile
3 Janar, 18:32