Thaçi uron këngëtaren Rona
Nishliu për suksesin në Eurovizon
Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi i shprehu këngëtares Rona Nishliut urimet më të mira për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në Eurovizionin 2012
PRISHTINE- Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryeministri Thaçi i shprehu këngëtares Rona Nishliut urimet më të mira për suksesin dhe përfaqësimin dinjitoz të vlerave të Kosovës nën flamurin kombëtar shqiptar në Eurovizionin 2012.
“Me interpretimin tuaj të veçantë dhe shumë profesional, me emocionet prej një artisteje të vërtetë, treguat cilësi kulmore, duke u vlerësuar lartë prej publikut evropian dhe prej profesionistëve evropianë të muzikës”, – u shpreh kryeministri Thaçi.
“Suksesi juaj në skenën e Eurovizionit është dëshmia më e mirë që të rinjtë e Kosovës kanë vlera dhe potencial të madh në të gjitha fushat, posaçërisht në kulturë, art, shkencë dhe sport. Ju me performancën tuaj muzikore përfaqësuat në mënyrën më të mirë të mundshme, Evropianët e rinj, prezantuat vlerat evropiane të shtetit demokratik të Kosovës”, – tha kryeministri Hashim Thaçi në takimin me këngëtaren kosovare, Rona Nishliu.
“Qeveria e Republikës së Kosovës është e vendosur dhe po punon fuqishëm që në një periudhë të afërt të rinjtë tanë të kenë mundësi të përfaqësojnë Republikën e Kosovës në gara të ndryshme anembanë botës”, – tha kryeministri Thaçi.
Nga ana e saj, këngëtarja kosovare, Rona Nishliu falenderoi kryeministrin Thaçi për mbështetjen e treguar dhe u shpreh e inkurajuar nga përkushtimi dhe vizioni i qeverisë së Republikës së Kosovës për të fuqizuar angazhimet në krijimin e mundësive që edhe artistët kosovarë në mënyrë zyrtare të përfaqësojnë shtetin e Kosovës në festivale të ndryshme ndërkombëtare.
( b.a/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
Lista e PS për 14 Majin me 44 rikandidime e 17 emra të rinj, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
59.8%
-
Të gabuar
27.3%
-
Nuk e di
12.9%
Vota total: 1507
Lajme të tjera
-
VIDEO/ Mjetet të bëra copash, dalin pamjet nga aksidenti në Tiranë! Autobusi i kthyer përmbys
26 Mars, 16:18
-
Kiara Tito shmang bisedën për Butrint Imerin: Histori e mbyllur prej 10 vitesh, s'dua ta rikthej! Më bëhet qejfi që më ka mbështetur
26 Mars, 16:03
-
Aksident i rëndë në Tiranë përmbyset autobusi, u përplas me një mjet! 3 të plagosur (VIDEO)
26 Mars, 15:50
-
Ish presidenti i SHBA-ve Donald Trump kritikon prokurorët që po kryejnë hetime ndaj tij
26 Mars, 15:45
-
Kristjan Prenga ‘shkatërron’ amerikanin, fitore me nokaut në raundin e 3! Boksieri shqiptar merr dy tituj (VIDEO)
26 Mars, 15:35
-
150 familje në Patos furnizohen me ujë të ndotur, banorët: Paguajmë faturat kot, e rrezikshme për t’u larë
26 Mars, 15:32
-
Kiara Tito flet për herë të parë pas daljes nga ‘Big Brother VIP’: Më duket sikur më ka ikur një pjesë e shpirtit
26 Mars, 15:25
-
Veliaj: Mbillet pema e 1 milionë në Tiranë! Jemi në gjysmën e misionit, synojmë 2 milionë pemë në 2030
26 Mars, 15:16
-
Largimi i Kiarës, shenjë e kiametit
26 Mars, 15:12
-
100 vjetori, ikonat e Flamurtarit përballë kombëtares së viteve 80-90! Ruci: Jemi klub me histori të madhe
26 Mars, 15:12
-
Izraeli prej muajsh në protesta, kërkojnë ndalimin e reformës që kufizon kompetencat e Gjyqësorit
26 Mars, 15:09
-
Apeli i Durrësit vendosi ekstradimin e tij, bosi i kriptomonedhave rekurs vendimit në Gjykatën e Lartë
26 Mars, 15:07