Në Elbasan është zhvilluar ndeshja miqësore mes Shqipërisë dhe Norvegjisë, ndërsa interesimi i tifozëve ka qenë shumë i vogël, ndryshe nga herët tjera, kjo e ndikuar nga kushtet atmosferike, por edhe fakti që vijon bojkoti i tifozëve kuqezinj.
Megjithatë ndeshjen e ka shfrytëzuar njëri nga tifozët kuqezinj të ekipit kombëtar për një propozim për martesë. Në fillim të ndeshjes ai kishte vendosur disa pankarta “A je gati? Mendohu mirë?" Dhe përgjigja e vajzës ka qenë pozitive “Tha Po” Shihemi në dasmë” shkruhej në to.
Pankartat ishin vendosur nga njëri prej tifozëve kuqezinj i ndihmuar nga disa të tjerë, pasi grupimi vijon që të bojkotojë ndeshjet e kombëtares për shkak të përplasjeve me FSHF-në dhe Dukën që nga ndeshja e edicionit të kaluar me Izraelin.
Propozimi për martesë në stadiumin ‘Elbasan Arena’
Komento