PRISHTINË-Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujton sot se ky vit është jubilar për Ansamblin kombëtar "Shota".
"Kjo ruajtëse e traditës së kulturës autoktone u themelua si shoqëri amatore më 1948, por më 1964 u njoh si ansambël profesional. 'Shota' ka një rol të pazëvendësueshëm në ruajtjen, kultivimin dhe zhvillimin e këngës dhe valles shqiptare, si dhe me afrimin e vlerave të mirëfillta kulturore kombëtare siç është origjinaliteti i kostumeve, meloditë autentike dhe vallet e veçanta", shkruan Thaçi në Facebook.
"Shota", thekson ai, këto vlera i ka prezantuar në koncerte në mbi 50 shtete në katër anët e botës.
"Urime 'Shota', urime të gjithë pjesëtarëve të saj në gjeneratat e shumta!", përgëzon Thaçi./ATSH/
/Shqiptarja.com