Thaçi: Bëmë hapin e parë
drejt BE, Kosova unike

Thaçi: Bëmë hapin e parë <br />drejt BE, Kosova unike
PRISHTINE – Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha sot se vendi tashmë ka kryer hapin e parë në rrugën drejt BE-së. “Për herë të parë perspektiva e Kosovës merr formën konkrete”, tha ai në një konferencë për shtyp të mbajtur në Aeroportin “Adem Jashari” pas kthimit nga vizita e tij në Bruksel. “Ky është një sukses i Kosovës, një sukses i përbashkët i politikës kosovare, i të gjithë qytetarëve të Republikës së Kosovës, është suksesi i shtetit tonë”, shtoi ai.
 
Kryeministri Thaçi paralajmëroi gjithësesi se rruga drejt Bashkimit Europian nuk do të jetë e lehtë. “Do të kemi ballafaqime, do të kemi sfida, do të kemi edhe shumë punë për të bërë, por ajo që është me rëndësi është se hapi i parë, historia është bërë”, theksoi ai.

Thaçi u shpreh optimist se nuk do të ketë izolim për Kosovën. Duke iu referuar implementimit të planit të Ahtisaarit ai deklaroi se “plani për veriun është, Kosova është unike, e respektuar në kuptim të integritetit territorial dhe e njohur ndërkombëtarisht”. “Kemi mbështetjen e plotë ndërkombëtar dhe me bindje të plotë them se do të lëvizim përpara drejt ligjshmërisë, rendit demokratik, zgjedhjeve të lira, zgjedhjes së liderëve legjitim dhe investimeve social-ekonomike", shtoi ai.

Kryeministri kosovar tha se “Kosova dhe Serbia nuk mund ta pengojnë njëra-tjetrën, por natyrisht që kemi obligime dhe përgjegjësi ndërkombëtare, që janë edhe vlera të sistemeve tona, në veçanti për Prishtinën që të sillet në mënyrë evropiane me të gjithë fqinjët dhe në këtë drejtim edhe Kosova edhe Serbia, si shtete të pavarura, do të integrohen edhe në NATO edhe në BE”. (im/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?



×

Lajmi i fundit

Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan

Qindra të vdekur nga vërshimet në Afganistan