Kryeministri Hashim Thaçi shprehet se Kosova mirëpret Raportin e Progresit të BE-së për procesin e integrimeve europiane.

"Presim që ky raport të jetë një reflektim real i një viti intensiv dhe konfirmon sukseseve në procesin e përmbushjeve të kushteve përfundimtare për nënshkrim të MSA-së dhe procesin e liberalizimit të vizave", thekson ai

Perveç kësaj, vijon Thaçi, një sukses tjetër i Kosovës janë edhe organizimi më i mirë i zgjedhjeve, që nga koha e pasluftës, por edhe puna efikase në dialogun ndër-shtetëror për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

"Natyrisht, sfidat që mbeten do të adresohen me seriozitetin më të madh nga institucionet e reja të Kosovës, të cilat duhet të formohen sa më shpejt", siguron ai.
Thaçi shprehet optimist se "Kosova është në rrugë të mbarë për të ecur përpara drejt integrimeve Euro-Atlantike, sepse ky është vullneti i qytetarëve të Kosovës dhe i të gjitha partive politike kryesore në vend".

Sipas paralajmërimeve të shtypit të sotëm në Prishtinë, Raportin e Progresit të mërkurën do ta miratojë dhe do ta bëjë publik Komisioni Evropian.

ATSH