PRISHTINË, 28 Shtator /ATSH-B.Jashari/ - Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, përkujtoi sot Ditën Ndërkombëtare të së Drejtës për të Ditur që i kushtohet transparencës dhe qasjes në informacion zyrtar.
Në këtë ditë ai thekson se, "Qeveria e Republikës së Kosovës është duke punuar për të anëtarësuar vendin në nismën ndërkombëtare të Partneritetit për Qeverisje të Hapur (OGP) dhe tani jemi duke aprovuar Planin e Veprimit për të lehtësuar qasjen në informata".
"Si standarde të rëndësishme europiane, transparenca dhe llogaridhënia do të jenë themelet e qeverisjes së ardhshme", shprehet ai.
"Unë, personalisht me interaksion të drejtëpërdrejtë do të angazhohem për të ofruar më shumë qytetarët me shtetin dhe proceset vendimmarrëse me qëllim të fuqizimit të demokracisë sonë dhe rritjes së cilësisë së shërbimeve publike", përfundon Thaçi. /gj.m/
/Shqiptarja.com