/ATSH/.- Zëvendëskryeministri dhe ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi u prit sot në takim nga kryetari i Kuvendit të Kroacisë, Josip Leko, me të cilin bashkëbisedoi për thellimin e bashkëpunimit në sferën parlamentare.
Kryeparlamentari Leko tha se "Kroacia ka qenë dhe mbetet promotorë e fuqishme e liberalizimit të vizave dhe integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian".
"Deputetet tanë në Parlamentin Evropian e kanë mbajtur gjithmonë lartë në agjendën tonë çështjen e Kosovës. Do të vazhdojmë të jemi avokat të Kosovës në Bruksel", u shpreh kryeparlamentari kroat, Josip Leko.
Ndërsa, Zëvendëskryeministri Thaçi theksoi se Kosova vazhdon të fuqizojë subjektivitetin e saj në arenën ndërkombëtare.
"Ne së shpejti presim ta nënshkruajmë MSA-në me BE-në, e cila do të jetë ndihmesë e madhe në përmbylljen e kapitullit të konsolidimit të jashtëm të Kosovës, sepse do të shërbente edhe si një sinjal i mirë për të gjitha ato shtete që ende nuk na kanë njohur. Kroacia për ne ishte partnere shumë e rëndësishme në të gjitha fazat e shtet-ndërtimit dhe e çmojmë shumë përkrahjen e deritashme, por llogarisim ende në përkrahjen tuaj parlamentare, sidomos në lobim tek shtetet që nuk na njohin dhe në anëtarësimin në Këshillin e Evropës", tha zëvendëskryeministri Thaçi.
Që nga korriku i vitit 2013, Kroacia është bërë anëtare e plotë e Bashkimit Evropian dhe roli i saj për Kosovën ishte i dyfishtë. Përveç se ishte partnere e hershme strategjike e Kosovës, Kroacia tashmë është bërë edhe një vend brenda BE- së me politikë përkrahëse për integrimin e Kosovës./KosovaPress/
/Shqiptarja.com