Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi, përkujtoi sot se, para trembëdhjetë vitesh, populli i Kosovës i tmerruar si e tërë bota, u bë dëshmitar se si terroristët goditën Shtetet e Bashkuara më 11 shtator 2001, duke vrarë mijëra civilë të pafajshëm, në mesin e tyre edhe shqiptarë.
"Njerëzit në të gjithë Kosovën mbajtën zi për të vdekurit dhe ndanë pikëllimin e tyre me popullin amerikan. Populli i Kosovës mbetet falënderues përjetësisht ndaj SHBA për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë ne sot", thekson Thaçi.
Prandaj, vijon ai, ne me krenari vazhdojmë të jemi përkrah popullit amerikan dhe të vendosur të mbesim në një front të bashkuar kundër terrorizmit dhe ekstremizmin vrastar, që po vazhdon t'i cenojë vlerat e përbashkëta.
"Sot, sikurse edhe me 11 shtator 2001, ne të gjithë jemi amerikanë", shkruan Thaçi në Facebook.
Në kryeqytetin e Kosovës, në Sheshin Bill Klinton, është ulur në gjysmë shtizë Flamuri i SHBA për të përkujtuar viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.
Në Prishtinë sonte përmbyllet edicioni i 11-të i 'Nine Eleven Dedication Festival', ku gjatë tre netëve u prezantuan 15 filma, tetë prej të cilëve ishin premierë. 'Nine Eleven' (9/11) që nga viti 2003 mbahet çdo vit në shenjë nderimi për viktimat e 11 shtatorit në Amerikë/ATSH/
/Shqiptarja.com