PRISHTINE, 9 dhjetor/ATSH/. - Kryeministri në detyrë, Hashim Thaçi, ka deklaruar se qeveria e re gëzon legjitimitet të madh në parlament çka do të jetë shumë i nevojshëm për të përballur sfidat e mëdha të cilat e presin Kosovën, ben te ditur KosovaPress.
Ai ka shkruajtur në rrjetin social Facebook se të gjithë votuesit për mbështetjen për të shërbyer për shtetin e Kosovës.
Ja postimi i plotë në Facebook:
Sot krijuam qeverinë e re e cila gëzon legjitimitet të madh në parlament çka do të jetë shumë i nevojshëm për të përballur sfidat e mëdha të cilat e presin Kosovën. Unë falënderoj përzemërsisht të gjithë anëtarët dhe votuesit e PDK-së të cilët na kanë mbështetur pa kursim që të vazhdojmë të shërbejmë për shtetin tonë. I siguroj të gjithë qytetarët e Kosovës se unë do të vazhdoj të punoj me devotshmëri për një të ardhme sa më të ndritur të vendit dhe po ashtu i uroj punë të mbarë gjithë kolegëve të mi të kabinetit të ri qeveritar. /a.ke/