Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e konsideron të rëndësishme vizitën e kryeministrit Edi Rama në Serbi, "për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin".
Në një postim në rrjetin social "Facebook", Thaçi thekson se Ballkani Perëndimor ka hyrë në fazën e pakthyeshme të integrimeve Euro-Atlantike, që qëllim parësor e kanë përmirësimin e jetës së qytetarëve tanë.
"Derisa ende dëgjojmë gjuhë të urrejtjes dhe provokime që vijnë nga hijet e të kaluarës së hidhur, progresi i arritur me Marrëveshjen e Brukselit ka mbyllur kapitullin e luftës dhe ndryshimit të kufinjëve. Pranda dialogu me fqinjë, mirëkuptimi për ballafaqim me trashëgiminë e të së kaluares dhe fokusii pandërprerë në plotësimin e kritereve Euro-Atlantike duhen të jenë shtylla kryesore të shteteve tona", nënvizon kryeministri kosovar.
Lidhur me vizitën e Ramës në Beograd, Thaçi vë në dukje se "Kryeministri Edi Rama përfaqëson një shtet anëtar të NATO's që kurrë nuk do të lejojë rezikimin e shqiptarëve në Ballkan, prandaj edhe nuk ka arsye të frikësohet nga dialogu dhe vizita tek fqinjtë. Vizita në Beograd është e rëndësishme për Shqipërinë, Kosovën, Luginën e Preshevës dhe tërë rajonin. Për më tepër, synimet tona afatgjata janë integrimet e shqiptarëve në familjen europiane".
/Shqiptarja.com